Kanceri që injorohet tek gratë e moshës mbi 50 vjeç, ja simptomat paralajmëruese

Studimet e fundit kanë treguar se kanceri i fshikëzës së urinës nuk shfaqet vetëm tek burrat, ai shfaqet po ashtu te femrat mbi 50 vjeç, të cilat për një sërë arsyesh e kapin në fazë më të avancuar.

Ja cilat janë disa nga shenjat paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni:

Gjak në urinë: Gjaku në urinë është ndër simptomat e para të kancerit të fshikëzës. Shumë gra e injorojnë këtë simptomë duke qenë se e lidhin me ciklin menstrual ose menopauzën.

Simptoma të ngjashme me infeksionet urinare: Kanceri i fshikëzës mund të ngatërrohet shpesh me infeksionet e traktit urinar, duke qenë se shumë simptoma janë të ngjashme. Pacientët mund të përjetojnë nevojë të shpeshtë për të urinuar, dhimbje gjatë urinimit, urinim me ndërprerje dhe pamundësi shkarkimi të plotë të fshikëzës, si dhe mosmbajtje të urinës.

Dhimbje të pashpjegueshme: Dhimbja zakonisht fillon të shfaqet në fazë më të avancuar të kancerit të fshikëzës. Pacientët mund të kenë dhimbje në pjesën abdominale ose pelvike. Ata mund të kenë gjithashtu dhimbje të kockave, në rastet kur kanceri fillon të përhapet edhe në pjesë të tjera të trupit. Nëse keni dhimbje në këto pjesë të trupit, konsultohuni me mjekun, sidomos nëse i keni edhe simptomat e ngjashme me infeksionet e traktit urinar.

Mungesë oreksi: Mungesa e oreksit është një simptomë e zakonshme e kancerit, dhe këtu nuk bën përjashtim as kanceri i fshikëzës. Nëse kanceri ka filluar të përhapet ose masa tumorale është rritur, mund të filloni të humbisni peshë ose të ndiheni të lodhur dhe të keni dobësi./ WebMD

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën
Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin
Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale
Këmbë të enjtura, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani
4 suplemente që nuk duhen kombinuar me vitaminën D! Pengojnë përthithjen
Rrathët e errët nën sy: Kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?
Dhimbje koke në mëngjes: Çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë