Yndyra në gjak, kur konsiderohet e lartë dhe çfarë duhet të keni parasysh

Trigliceridet janë një lloj yndyre (lipide) që gjenden në gjak. Gjatë ngrënies, trupi konverton kaloritë që nuk i duhen, për t’u përdorur pastaj në trigliceride. Ato ruhen në qelizat e dhjamit. Më pas, hormonet lëshojnë trigliceride për energji midis vakteve. Nëse hani rregullisht më shumë kalori sesa digjni, sidomos kalori të “lehta”, si karbohidrate dhe yndyra, mund të keni nivele të larta të triglicerideve (hipertriglicerdemia).

Mënyra e jetesës dhe e ushqyerjes luajnë një rol të rëndësishëm në uljen apo rritjen e niveleve të triglicerideve, ashtu si në shëndetin e përgjithshëm.

Kur konsiderohen normale?

Një test gjaku mund të përcaktojë nëse nivelet e triglicerideve janë normale.

Normale: Më pak se 150 mg/dL ose më pak se 1.7 mmol/L.

Në kufi: 150 – 199 mg/dL (1.8 – 2.2 mmol/L).

Të larta: 200 – 499 mg/dL (2.3 – 5.6 mmol/L).

Shumë të larta: 500 mg/dL ose më sipër (5.7 mmol/L ose më sipër).

Pse janë të rëndësishme trigliceridet?

Trigliceridet mund të kontribuojnë në forcimin e arterieve ose trashjen e mureve arteriale (ateroskleroza) – që rrit rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, atak në zemër dhe goditje në tru. Trigliceridet shumë të larta – përshembull ato mbi 1000 mg/dL (11.29 mmol/L) – mund të shkaktojnë pankreatit akut (inflamacion të pankreasit).

Trigliceridet e larta janë shpesh shenjë e gjendjeve të tjera shëndetësore, që rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, si obeziteti dhe sindroma metabolike ( që karakterizohet nga dhjami përreth belit, yndyra përreth organeve të brendshme, humbja e masës muskulore, tension i lartë i gjakut dhe nivele të larta të sheqerit në gjak).

Ndonjëherë trigliceridet e larta janë shenjë e diabetit të tipit 2, niveleve të ulëta të hormoneve të tiroides (hipotiriodizmi), sëmundja e mëlçisë dhe e veshkave, ose gjendjet e rralla gjenetike që ndikojnë tek mënyra sesi trupi konverton yndyrat në energji. Trigliceridet e larta mund të jenë gjithashtu një efekt anësor i marrjes së medikamenteve si streroide, diuretikë apo pilulat për kontrollin e lindjeve./ Mayo Clinic

 

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën
Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin
Si ta luftoni dhimbjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale
Këmbë të enjtura, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani
4 suplemente që nuk duhen kombinuar me vitaminën D! Pengojnë përthithjen
Rrathët e errët nën sy: Kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?
Dhimbje koke në mëngjes: Çfarë mund ta shkaktojë dhe si ta trajtojmë