A është mirë që mashkulli të bëhet synet?

bebi i vogelDëfrim Koçinaj, kirurg pediatër, në Spitalin e Prishtinës

Janë bërë shumë studime gjatë shekullit XX, sigurisht që shpesh kanë qenë kundërthënëse. Por përfundimi ka qenë që të mirat që sjell të bërit synet, janë shumë më të mëdha sesa dhimbja dhe ankthi që sjell procedura kirurgjikale tek fëmija dhe familja.

Është më mirë që mashkulli të bëhet synet në fëmijëri apo kur është i rritur?

Edhe për moshën e të bërit synet ka pasur gjithnjë mendime kundërthënëse, por që koha e ka dëshmuar që procedura duhet të kryhet gjatë fëmijërisë së hershme. Arsyet janë disa. Ekziston një dritare psikologjike tek fëmijët në lidhje me gjininë e tyre. Ata nuk janë të vetëdijshëm për përkatësinë seksuale të tyre deri në moshën 4-vjeçare. Pas kësaj periudhe ata e konceptojnë atë që janë dhe e dinë dallimin esencial midis dy gjinive. Përveç kësaj, kujtesa e tyre tani funksionon dhe ata do të jenë në gjendje ta kujtojnë tërë jetën aktin e të bërit synet e që ndonjëherë mund të manifestohet edhe me ankth.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"