Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Dita Botërore e Popullsisë/ TFL, sensibilizim përmes artit fotografik

Dita Botërore e Popullsisë/ TFL, sensibilizim përmes artit fotografik

0
Shpërndaje

Në kuadër të Ditës Botërore të Popullsisë, Shoqata “Together for Life” çeli një ekspozitë fotografike në ambientet e Qendrës Multimediale Ten, Tiranë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte transmetimi i mesazheve tek të rinjtë për shpërndarje të popullsisë në zona me përqendrim të ulët të popullsisë, si dhe shfrytëzimin e tyre si potencial për mundësitë që mund të krijojnë më anë të sipërmarrjeve të ndryshme për kthimin e këtyre zonave në qendra akoma më të zhvilluara ekonomikisht. Me anë të ekspozitës u shpalosen peizazhe natyrore që ofrojnë zonat rurale dhe periferike të qyteteve të mëdha si atraksione turistike.

“Peizazhet e fotografuara që kanë ardhur në adresën tonë kanë qenë të shumta dhe e kemi pasur të vështirë të bënim një seleksionim të tyre. Ishin të gjitha shumë të bukura dhe të fotografuara me shumë dashuri. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët gjatë gjithë ditës dhe i ftojmë të gjithë të vijnë të shohin peizazhe të mrekullueshme të vendit tonë”, u shpreh Elena Beta, koordinatore e projekteve të shoqatës “Together for Life”.

Ekspozita u vizitua edhe nga prindër e fëmijë të cilët kërkuan të dinin më shumë lidhur me origjinën e fotove.

“Më duket një ide shumë interesante të përcjellësh mesazhe lidhur me pasojat e mbipopullimit apo të flasësh për bukuritë e vendit tënd nëpërmjet fotove. Kemi vende të mrekullueshme dhe duhet t’ua dimë vlerën, këtë dua t’ua transmetoj edhe fëmijëve të mi, prandaj i mora sot me vete”, u shpreh A. D një prej vitoreve të ekspozitës fotografike.

Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi 11 korrikun si Ditën Botërore të Popullsisë në vitin 1989. Tema e këtij viti është “Planifikimi familjar: Fuqizimi i Popullsisë, Zhvillimi i Kombeve”.

Sipas kësaj organizate, në çdo sekondë që kalon bota rritet me 2.6 njerëz, çka do të thotë se në një ditë popullsia shtohet me 225 000 njerëz në ditë ose afro 83 milionë në vit. OKB-ja parashikon se numri i njerëzve në botë vitin e ardhshëm do të jetë mbi 7 miliardë, ndërsa deri më 2050 popullsia pritet të shkojë në 9 miliardë.

Ky aktivitet u mbështetet nga UNFPA, në kuadër të rrjetit “Zëri i të rinjve” dhe koordinohet nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here