Kryefaqja Femijet Ekspertët paralajmërojnë prindërit mbi rreziqet potenciale të “kollës çjerrëse” tek fëmijët

Ekspertët paralajmërojnë prindërit mbi rreziqet potenciale të “kollës çjerrëse” tek fëmijët

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Prindërit rekomandohen të kontrollojnë fëmijët për shenja të “kollës  çjerrëse”, pasi zyrtarë të shëndetësisë paralajmërojnë se janë shtuar rastet me inflamacion të laringut.

Kjo gjendje bllokon rrugët  e frymëmarrjes dhe zakonisht shkakton një kollë dalluese (deri në çjerrje) dhe ngjirje të zërit.

Simptoma të tjera janë vështirësia në frymëmarrje dhe një zhurmë  e lehtë gjatë frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes.

Mos humbisni: Rreziku i kollës kronike, pacientët nuk e vlerësojnë sa duhet!

Ekspertët nga Bordi Shëndetësor i Universitetit Cardiff dhe Vale raportojnë për shtim të rasteve këtë vit dhe paralajmërojnë prindërit që të jenë të kujdesshëm.

Zakonisht sëmundja është e lehtë dhe mund të trajtohet në shtëpi, duke u siguruar që fëmija të pushojë sa duhet dhe të jetë mjaftueshëm i hidratuar.

Mund të jetë e nevojshme që fëmija të kurohet edhe me antibiotikë, të rekomanduar nga mjeku.

Mos humbisni: Si të ndalojmë kollën kronike tek fëmijët

Nëse fëmija do të trajtohet në kohë, mund të rimarrë veten brenda 48 orësh. Por, nëse lihet pa trajtuar, inflamacioni në fyt dhe kolla çjerrëse mund të zgjasë më shumë se dy javë dhe të çojë në zhvillim të infeksionit në vesh ose pneumoni tek fëmija.

Nëse mendoni se fëmija po vuan nga inflamacioni i laringut, ekspertët rekomandojnë t’iu jepni atyre një shurup për kollën. Më rënien e temperaturave fillojnë të shtohen edhe viruset që shkaktojnë inflamacion të laringut.

Megjithatë, duhet thënë  se kjo sëmundje ndryshon nga gjendjet e tjera që shkaktojnë kollë – si bronkiti apo kolla e mirë – të cilat zakonisht shoqërohen me simptoma të ngjashme me ftohjen.

 Burimi: Independent / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here