Gati gjysma e të rriturve gabimisht mendojnë se përfitimet nga aspirina tejkalojnë rreziqet

Konsumoni aspirinë çdo ditë? Mund të jetë e vlefshme të pyesni veten përse, dhe nëse është ende zgjedhja më e mirë për ju. ⁠

⁠Kjo sepse kanë kaluar pesë vjet që kur rekomandimet filluan të ndryshojnë për ata që duhet të marrin këtë ilaç për të parandaluar problemet me zemrën, dhe të dhënat e reja tregojnë se 48% e të rriturve ende besojnë gabimisht në përfitimet e marrjes së një aspirine në dozë të ulët çdo ditë, për të parandaluar problemet me zemrën, si infarktet dhe goditjet në tru.

Një studim i vitit 2019 nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë theksoi se përdorimi i aspirinës në dozë të ulët për parandalim mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes, veçanërisht në stomak. Edhe Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së, në vitin 2022, e miratoi këtë qëndrim, duke e bërë më të qartë se aspirina nuk është për të gjithë.

Më shumë se 48% e të rriturve vazhdojnë të besojnë se përdorimi i aspirinës mund të ulin mundësinë për një infarkt ose goditje në tru. Megjithatë, studimet e fundit tregojnë se përfitimet për zemrën nuk janë gjithmonë më të mëdha se rreziqet. Rreziku më i madh vjen nga mundësia e gjakderdhjes në organe të brendshme, një efekt anësor që mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për disa individë.

Për këtë arsye, është e rëndësishme që individët të konsultohen me  mjeku për të kuptuar më mirë nëse aspirina është një zgjedhje e përshtatshme për ta, duke marrë parasysh historinë e tyre mjekësore dhe faktorët e tjerë të rrezikut.

Nëse jeni duke menduar të merrni aspirinë çdo ditë për të parandaluar një infarkt ose goditje në tru, bëni një konsultë me një profesionist të shëndetit për të marrë udhëzime të sakta dhe të sigurta.

 

Postime të ngjashme

Grip apo ftohje? Si t’i dalloni simptomat
Si lidhet ngrënia e proshutës me kancerin
Si "boshllëku i fertilitetit" po nxit rritjen e familjeve me një fëmijë
3 rregulla të thjeshta për një zorrë të shëndetshme
Ushqimet ultra të përpunuara, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime