Jam 26 vjeç, më ka rënë dëshira seksuale

Jam një djalë 26 vjeç dhe kam probleme me organin gjenital. Kam dhimbje në pjesën para poshtë kokës, brenda kanalit, si djegie, si dhe dhimbje mesi dhe në fund të barkut plus herë pas here dhe rrëzë kofshëve. Kam si tharje të lëkurës gjenitale dhe varje. Kam një rënie shumë të theksuar të dëshirës dhe potencës seksuale.

marredhenie cift seksKam mbi dy vite me këtë problem. Kam bërë vizita tek andrologu dhe urologu, por analizat më dalin të pastra. Ju lutem më ndihmoni me këshillën ose orientimin tuaj. Mos vallë kam ndonjë lloj prostatit (mendoj unë). Ju faleminderit, pres një përgjigje.

Përgjigjet mjeku androlog Evi Dani

Ankesat tuaja janë të shumta dhe në largësi mund të rri në mendimin që mund të jetë problem i mukozës së penisit. Është një patologji e shpeshtë që njihet si “balanitis”. Kjo patologji është e shpeshtë veçanërisht tek meshkujt që nuk janë bërë synet. Kjo, duke u nisur edhe nga ankesat e tjera,  ndërthuret edhe me probleme të uretrës, siç mund të jenë uretritet si më të shpeshtat.

Të dhënat tuaja nuk janë fort të qarta, të tilla që e vënë mjekun në vështirësi nëse pacienti nuk është këtu, megjithatë rasti është i vështirë edhe nëse pacienti do të ishte këtu.

Përsa i përket prostatis (infeksion i prostatës) është një moment që mund të dyshojmë, por megjithatë meqë kemi kaq kohë me ankesa, një kontakt është i domosdoshëm për të vënë diagnozën dhe për të dhënë mjekimin.

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur