Kryefaqja Box 4 Ndotja e ajrit urban, kancerogjen për njerëzit

Ndotja e ajrit urban, kancerogjen për njerëzit

0
Shpërndaje

 

Materialet e publikuara në këtë faqe janë pjesë e projektit: “Ajër i pastër në Tiranë: më shumë ecje, biçikleta dhe transport urban”, mbështetur financiarisht nga REC/ programi Achieve-Albanian Civil Society for a European Environment, me fonde të Komisionit Evropian. Projekti ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar në Tiranë dhe advokimit mediatik për përmirësimin e situatës së ndotjes së ajrit që shkaktohet nga sektori i transportit. 

Denisa Canameti / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Ndotja e ajrit urban është një problem madhor i shëndetit mjedisor i cili ka ndikim në të gjitha vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 80% e ndotjes së ajrit urban lidhet me vdekjet e parakohshme nga infarkti dhe sëmundjet e zemrës, 14% të vdekjeve nga sëmundjet kronike obstruktive pulmonare ose sëmundjeve akute pulmonare, dhe 6% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive.

Disa nga vdekjet i atribuohen më shumë se një rreziku në të njëjtën kohë.  Për shembull, duhanpirja dhe ndotja e ajrit urban ndikojnë në kancerin e mushkërive.  Disa raste të kancerit të mushkërive janë zvogëluar me përmirësimin e ajrit urban apo me shmangien e duhanpirjes.

Një vlerësim në vitin 2013 nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve të Kancerit në OBSH ka dalë në konkluzion se ndotja e ajrit urban është karcinogjenik për njerëzit, me grimcat pezull si komponent i ndotjes së ajrit vërehet një lidhje me rritjen e incidences së kancerit , veçanërisht të kancerit të mushkërive. Një lidhje gjithashtu është vërejtur dhe midis ndotjes së ajrit dhe rritjes së incidencës së kancerit në traktin urinar.  Ndotja e ajrit të jashtëm (ambiental), si në zonat urbane dhe ato rurale mendohet të ketë shkaktuar 3,7 milionë vdekje të parakohshme në të gjithë botën në vitin 2012. Kjo vdekshmëri vjen si pasojë e ekspozimit ndaj grimcave me masë molekulare 10 mikron ose më të vogël PM10, të cilat shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, të frymëmarrjes dhe kancer.

Pneumologia Silvana Bala: Ajri i ndotur, shkak për sëmundje pulmonare. Për 2016-n, 450 raste të reja me kancer në mushkëri.

Henrik Zotaj: Të prekurit nga kanceri në zonat urbane, 3 herë më i lartë se në zonat rurale

Arben Ivanaj: Të gjithë ndotësit e ajrit, potencialisht të mundshëm për të dhënë sëmundje malinje

Brunilda Bardhi: Rritet prevalenca e kancerit të lëkurës

Ndotja e ajrit, shkak për lindjet e parakohshme?!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here