Dr.Mikelin Zaka
Mjek nefrolog
Nefropatia diabetike është komplikim mikrovaskular i sëmundjes se Diabetis mellitus-insulino vartës dhe joinsulinovartës.
Nefropatia Diabetike manifestohet me proteinuri, krahas komplikacioneve te tjera si: retinopatia apo hipertensioni, por pa ITU, sëmundje tjera të veshkave, sëmundjet e zemrës, sëmundjet sistemike.
Jo te gjthe te semuret diabetike mund te preken nga Nefropatia diabetike .
Incidenca e paraqitjes se kësaj sëmundje, pra Nefropatise diabetike varion nga 10-50%.
Në aspektin klinik nefropatia diabetike paraqitet me proteinuri persistente gjatë 24 orëve (0,5 gr).
Etiopatogjeneza e Nefropatise Diabetike
Nefropatia diabetike është një komplikim i rëndë, të cilin e takojmë tek diabetikët dhe paraqitet me pamjaftueshmëri akute dhe kronike të veshkave.
Zakonisht paraqitet në formë klasike, duke prekur sistemin mikro-vaskular në përgjithësi dhe në nefropatitë diabetike, në veçanti.
Faktorët etiopatogjenetik qe cojne në paraqitjen e nefropative tek diabetikët janë :faktori gjenetik, hiperglicemia, abnormaliteti biokimik i matriksit ekstracelular.Keta faktore etiopatogjenetik jane vertetuar ne baze te shume punimeve e kerkimeve nga studiues ne bote.
Epidemiologjia:
Në 10 vitet e para të diabetit, është e rrallë ndërlikueshmëria diabetike, pas kësaj incidente, maksimumi arrihet pas 20 vjetësh, kurse rrallë paraqitet pas 35 vjetëve me sëmundje. Dhe, më tepër atakon pacientët me diabet tip 1 se atë tip 2, megjithëse tip 2 është i shprehur te 90% e të sëmurëve.Nefropatia diabetike, sot në gjithë botën, po thuaj se është shkaktari më i shpeshtë i pamjaftueshmërisë kronike te veshkave (PKV). Sëmundja rritet me rritjen e jetëgjatësisë.
Të dhënat epidemiologjike
Sipas disa autorëve, në qoftë se diabeti tip 1 (IVD) zgjatë 20 – 25vjet, mundësia e paraqitjes së nefropatisë diabetike është 21%. Më vonë incidenca (prekshmëria) ulet, në qoftë se sëmundja diabetike zgjat 40 vjet, nefropatia diabetike paraqitet 10%.Zakonisht, rastet e para të këtij lloji të sëmundjes diabetike paraqiten pas 5 viteve të pranisë së diabetit tip 1 (IVD). Vetëm 4% tek të sëmurët zhvillohet nefropatia diabetike.
Është e rëndësishme të theksohet se tek te semuret diabetikët që vuajnë mbi 35 vjet, vetëm 4% diagnostikohen si nefropati diabetike.
Rol luan edhe gjinia e pacienteve ne prekjen e tyre nga kjo semundje. Eshtë vërtetuar se prekshmëria te meshkujt është 46%, ndërsa te femrat 32%.
Në zhvillimin e nefropatisë diabetike rol të rëndësishëm luan edhe mosha e të sëmurit. Prekshmëria më e theksuar paraqitet në moshën 11-20 vjeçe, kurse grupmoshat e tjera kanë prekshmërinë më të vogël.
Komplikacionet
Niveli lartë i sheqerit në gjak(glicemia) shkakton komplikacione dhe sulme të mëdha(vuajtje) në te tërë organizmin. Komplikacionet e përgjithshme – sëmundjet e zemrës, veshkave, çrregullimet nervore, çrregullimet te pamjes deri ne verbimin, impotenca dhe amputimi i gjymtyreve te ndryshme.
Ne keto kushte mund te thuhet se nefropatia diabetike si komplikim i rëndë është njëkohësisht edhe shkaku me i larte i vdekshmërise nga sëmundja e sheqerit(diabeti).
Fispatologjia
Gjatë procesit te prekjes se organizmit nga nefropatia diabetike, dallohen dy faza që shoqerohen me çrregullime te shumta të funksionit të veshkave. Çrregullimet e hershme -hiperfiltrimi glomerular, rritja e filtrimit glomerular (FG) 20-40 % është ndryshimi më i hershëm i funksionit të veshkave tek të sëmurët me Diabet Melitus.
Faktorët gjenetikë
Në zhvillimin e nefropatisë diabetike,autorët kanë vërtetuar se, faktoret gjenetike luajne rol jo te vogel.Në qoftë se vetëm njëri prind vuan prej diabetit me nefropati të zhvilluar, 30% të fëmijëve atakohen nga diabeti me nefropati të zhvilluar.
Çrregullimi i lipideve
Çrregullimi i kolesterolit, triglicerideve është karakteristikë tek diabetikët, të cilët më vonë zhvillojnë mikroalbuminourinë, ku atakohet sistemi kardiovaskular. Këta të sëmurë kanë ndryshime specifike vaskulare në veshka, të cilat karakterizohen si nefropati diabetike. Rritet riabsorbimi i natriumit. Dëmtime masive prekin sistemin glomerular, tubular, si dhe komprometohet vaskulariteti i veshkave; mikroalbuminuria është perzistente në te semuret me diabetikët nefropatik.
Hipertensioni
Tek te sëmurët me nefropati diabetike, zakonisht akuzohet një hipertension, i cili e përkeqëson funksionin e veshkës, dhe mendohet se vjen si pasojë e rritjes së vëllimit. Në tubula rritet glicemia e cila stimulon rritjen e natriumit (Na)
Hiperglicemia
Niveli i lartë i glicemise është faktor i padiskutueshëm, por jo edhe i domosdoshëm në çrregullimin e veshkave, dëmtimin e membranës bazale vaskulare. Jo të gjithë diabetikët kanë dëmtime të veshkave. Paraqitja e dëmtimeve renale ndryshon prej njeri pacient tek tjetri.
Mënyra se si hiperglicemia dëmton vazat e gjakut është e ndryshme dhe mjaft e komplikuar. Glikolizimi joenzimatik, sidomos i proteinave shkakton grumbullimin e elementeve të glikolizuara në glomerule, si dhe shtresezim te proteinave që qarkullojnë nga vazat e gjakut në sistemin mezenkimal.
Gjithashtu, ky proces është i shoqëruar edhe me dëmtimin e ADN-së. I njëjti çrregullim nuk është identifikuar në individët me diabet të kontrolluar.
Hiperlipidemia: Te te sëmurët kemi edhe çrregullimin e të gjitha fraksioneve të kolesterolit, që favorizojnë glomerulosklerozën.
Mikroalbuminuria
Stadi i dytë i çrregullimit të filtrimit glomerular( FG) është ekskretimi i albuminave më tepër se sasia fiziologjike, por që gjithashtu është e vogël për t’u zbuluar me test të zakonshëm.
Kalimi i proteinave nëpër membranën bazale varet nga madhësia e molekulës nga elektricitetet, forca hemodinamike e kapilareve. Si shkaktar i humbjes së proteinave paraqitet humbja e elektricitetit negativ të membranës së glomerulëve, etj. Njëri nga shkaktarët e mikroalbuminourisë llogaritet humbja e elektriciteteve negativ të MG.
Stadet e manifestimeve klinike të nefropatisë diabetike
Duke u nisur nga ecuria e zhvillimit dhe manifestimeve klinike të nefropatisë diabetike, mund te vërejmë ndryshime të llojeve te ndryshme.Disa nga keto ndryshime janë të qarta, kurse disa ndryshime tjera janë diskrete,pra jo qartesisht te dukshme dhe diagnozën mund ta përcaktojmë në bazë të analizave specifike te kerkuara (histopatologjike dhe analizave tjera specifike).
Mund te flasim per disa stade neper te cilat kalon zhvillimi i Nefropatise Diabetike,por skematikisht permendim:
a)Stadi i hershëm i nefropatisë diabetike, i cili karakterizohet me çrregullimin te filtrimit gromerular, dhe pastaj paraqitet mikroalbuminuria si element shume i rendesishem.
Ne 4% te rasteve eshtë pare, se tek diabetikët, veshkat i kanë të rritura në krahasim me të tjerët, të cilët nuk vuajnë nga diabeti i të njëjtës moshë dhe gjini.
b)Stadi terminal i nefropatisë diabetike, në aspektin klinik karakterizohet me sindromin nefrotik, gjithashtu manifestohet edhe me çrregullime tjera të veshkave. Shenjat dominante të çrregullimeve janë të lidhura me retensionin e lëngjeve, e si pasojë kemi paraqitjen e edemave në periudhën e hershme të sëmundjes nefropatike.
Edemat mund të manifestohen para proteinurisë. Faktorët, të cilët cojne ne agravimin e metejshem te gjendjes janë të shumtë. Mund te permendim disa prej tyre:
-Diureza e zvogëluar ,
-Funksioni renal i dobësuar,
– Insuficienca kronike,
-Çrregullimet vazomotorike, si psojë e nefropatisë diabetike,
-Lezionet vaskulare regjionale (periferike),
Si pasojë e nivelit te glicemisë te ndryshueshme shpesh pacientet preken nga edema pulmonare, e cila rëndon prognozën e të sëmurit,
-Hiperkaliemia është pasojë e oligourisë dhe hiperaldoseronizmit,
-Përkeqësimi i acidozës metabolike kronike perzistente, si ndër faktorët dominant me insuficencë renale kronike (pamjaftueshmërinë kronike të veshkave).
Në numrin më të madh të diabetikëve në stadin terminal të nefropatisë diabetike shfaqet edhe neuropatia periferike.
Prania e neuropative periferike, e cila paraqitet edhe në sëmundjet tjera të veshkave, shkakton dëmtime serioze të anësive të poshtme te cilat shoqerohen me gjendje te ndryshme septike deri ne amputim(prerje e gjymtyreve), intervenim i detyruar, por edhe vdekja është e shpeshtë.
Klinika e Nefropatise Diabetike
Shenje e hershme e kesaj semundje eshte poliuria(urinimi i shpeshte) si pasojë e hiperglicemisë, sëmundja zhvillohet në mënyrë tinzare, për të ngadalësuar apo zvogëluar progresionin e sëmundjes.
Me pas Nefropatia Diabetike, ecen zakonisht ne 3 (tre) faza:
- Fazën e hershme,
- Faza e vonshme
- Fazën terminale.
Mikroalbuminuria më e madhe se 300 mg/24 orë percaktohet si proteinuri. Nivelet e albuminave levizin nga dita në ditë, por me provën e Bioreteit, nëse brenda 6 muajve, tri herë përcaktohen albumina të larta, atëherë llogaritet si proteinuri.
Indikaciont për biopsi të veshkës tek te semuret ne Nefropati Diabetike(ND), janë:
- proteinuria e hershme,
- mikrohematuria persistente,
- mungesa e retinopatisë,
- insuficienca progresive.
Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe renale te të sëmurët me diabet
Rol me rendesi ka parandalimi I semundjes.Ndaj duhen bere kontrolle te herepashershme dhe te vazhdueshme te nivelit:
-kontrolli i presionit së gjakut
-kontrolli metabolik
– lipideve (yndyrnave)
– glukozës (sheqerit)
– redukimi i marrjes se proteinave
– ndërprerja e pirjës së duhanit
-korrigjimi i anemisë
Mjekimi
Mjekimi i nefropatise diabetike (NPD), konsiston në marrjen e masave parandaluese për avancimin e sëmundjes.
Korrigjimi i HTA(hipertensionit arterial)
Kujdes duhet ne mbajtjen ne kontroll te HTA duke përdorur diuretik, betabllokues dhe jo rrallë edhe vazodilatatorët, gjithmone nen kontrollin e mjekut. Në kohë të fundit shumë rëndësi i jepet ACE-inhibitoreve, përdorimi i tyre pakëson proteinurinë (ulë mikroalbuminurinë). Në këtë formë pengon avancimin e sëmundjes .
* Testimi i ndikimit të ACE inhibitorëve në membranën bazale për të zvogëluar klirensin e molekulave të mëdha.
Dieta Hipoproteinike vetëm 0,5-0,6g/ kg nuk ka efekte negative në progresionin e sëmundjes.
Kontrollimi i glicemisë ka rol së jashtëzakonshem.
Kujdesi nga shkaktarët jatrogjen: kontrastet rentgenologjike, barnat nefrotoksike, kontrollet me instrumente te traktit urinar.
Kontroll te kardiologu.
Dietë me pak proteina dhe me pak krip.
Kontrolli i vazhdueshem i elektroliteve, si : Na ;P; K;Ca ;
Principet e mjekimit të nefropatise diabetike (NPD )janë: mënyra e ndjekjes ne grup te te semurit si nga : endokrinologu, oftalmologu, nefrologu pasi kjo eshte nje semundje qe prek me teper se nje sistem dhe organ te organizmit te njeriut.
Dr.Mikelin Zaka
Mjek nefrolog



