Obeziteti mund të rrezikojë shfaqjen e osteoporozës

obesityStudiuesit amerikanë kanë zbuluar që disa njerëz të cilët janë mbipeshë kanë dhjamë të fshehur brenda kockave që i bën ato më të dobet dhe më të rrezikuar ndaj frakturave..

Ekipi mjekësore i shkollës së  Harvardit në Boston bëri skanime të trupit në 106 burra dhe femra që ishin të shendetshëm por obezë.

Skanimi zbuloi që disa njerëz kanë dhjamë në vende të fshehura si në veshka, muskuj , në palcën e kokës si dhe gjithashtu në bark, ije ose kofsha.

Dr Miriam Bredella e cila vazhdoi studimet thotë se njerëzit të cilët e kanë trupin në formëë molle, pra që e kane pjesën më të madhe të peshës përreth belit janë më të rrezikuarit.

Palca e kockës është pjesa ku ndodhen qelizat përgjegjëse për formimin e kockës që quhen qeliza osteoblast.

Dr Bredella arsyeton se nëse kjo pjesë e palcës së kockës zihet nga qelizat e dhjamit kjo do të dëmtojë kockën. “Nëse ke një kockë të mbushur me dhjamë ajo nuk do të jetë aq e fortë. Dikur mendohej se obeziteti të mbronte nga humbja e kockës por është zbuluar që kjo nuk është e vërtetë”-thotë ajo.

Duke qënë se asnjë nga ne nuk mund të zgjedhë se ku të shtojë peshë, e vetmja mundësi është që të qëndrojmë të dobët.

Pothuajse 3 milionë njerëz në Britani rezultojnë të kene osteoporozis.Dhjamë në palcën e kockës është gjetur në nivele më të larta se normalja tek persona që vuajnë nga osteoporoza.

Përshtati : Stivi Sulaj

Burimi :  http://www.bbc.co.uk/news/health-23313047

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore