‘Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar’: TFL përball shoqatat e pacientëve me hartuesit e programeve politike

 

Nga Elona Tereziu 

‘Përmirësimi i sistemit shëndetësor përmes një vote të informuar’, ka qenë tema e diskutimit të sotëm në një tryezë të përbashkët organizuar nga shoqata ‘Together For Life’, e cila vuri përballë hartuesit e programeve shëndetësore në partitë politike dhe përfaqësuesit e rrjetit të shoqatave të pacientëve.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e qytetarëve shqiptarë me programet shëndetësore të partive politike që garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit dhe pasqyrimi i nevojave reale që ka sistemi ynë shëndetësor.

Të pranishëm në këtë aktiviteti ishin përfaqësues nga shoqata e Pacientë me Diabet, Shoqata e Pacienteve me Hepatite, Shoqata e Pacientëve me Hemodialzë, Su Rayder Albania, Europa Dona Albania etj, si dhe hartuesit e programeve shëndetësore në partitë politike të cilët ‘shpalosën’ programet e tyre duke premtuar ndryshime.

Ndër partitë të cilat tashmë e kanë përgatitur programin shëndetësor ishte LIBRA, përfaqësues të së cilës morën pjesë në këtë diskutim. Matilda Beqiri, e cila bëri edhe prezantimin përkatës, u shpreh se: “Ne nuk synojmë ta bëjmë shëndetësinë falas, pasi shëndetësia është një nga gjërat që kushton shumë, por të bëjmë një mbulim universal”.

Ndërkohë që gjatë shpalosjes së programit u ndal në mënyrë të veçantë tek ligji mbi barnat, sistemi i konvencionimit, shërbimin shëndetësor falas për moshat deri në 12 vjeç, kujdesin shëndetësor dhe arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta etj.

Përfaqësuesit e shoqatave theksuan nevojat e tyre, duke renditur një sërë problematikash që hasin çdo ditë në sistemin shëndetësor, që nga keqfunksionimi i sistemit të referimit, mungesa e barnave, rimbursimi i fishave për pacientët me diabet, ligji për transplantin e veshkave etj.

Ky projekt mbështetet nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokracinë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo