Si mund të ruhemi nga Parkinsoni?

Nëse është gjenetike, nuk mund ta shmangësh. Mund të përpiqesh të shmangësh faktorët e jashtëm. As stresin nuk mund ta shmangësh, por mund të bësh një menaxhim të mirë të tij. I duhet kushtuar shumë vëmendje ushqimeve që konsumojmë. Kohët e fundit kemi dëgjuar shpesh për ushqime me përmbajtje të lartë helmesh, rasti i aflatoksinës te qumështi për shembull. Edhe ndotja e ambientit është faktor rëndues, por për këtë nuk ke çfarë bën.

Që në momentin që shfaqet Parkinsoni, duhet që ta trajtosh dhe ta menaxhosh. Parkinsoni nuk hyn në grupin e sëmundjeve të shërueshme. Pra, nuk ka një kurë që mund ta shërojë atë. Por është një sëmundje që, nëse e kuron, mund të ruash cilësinë e jetës. Nuk është një sëmundje që shkakton vdekje, megjithëse mund ta përshpejtojë atë me anë të infeksioneve etj. Por nëse e kuron, mund ta mbash në një gjendje që nuk të ndryshon cilësinë e jetës.

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
45% e të moshuarve në azile me probleme mendore, pa mjekë dhe pa barna
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?