Takim me të rinjtë e Fierit për politikat mjedisore

 

Nga Dorina Reçi

Në vazhdën e takimeve mes përfaqësuesve të të gjitha partive politike në vend dhe grupet e ndryshme të interesit, në kuadër të projektit “Informim-komunikimi mbi politikat mjedisore për zhvillim të qëndrueshëm”, në sajë të programit Senior II, zbatuar nga Qendra  Rajonale e  Mjedisit në Shqipëri dhe financuar nga Ambasada Suedeze,  Shoqata “Together for Life” zhvilloi takimin e radhës në qytetin e Fierit.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin të rinj të këtij qyteti, si dhe përfaqësuesja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), znj. Edlira Toska.

Me anë të këtij takimi të rinjtë patën mundësinë të njiheshin me programin e kësaj partie, fokusuar kryesisht në çështjet mjedisore. Znj. Toska bëri një prezantim të qartë rreth platformës politike të partisë që ajo përfaqëson dhe më pas takimi vijoi me diskutime nga ana e të rinjve.

Programi mjedisor i LSI-së kryesisht vë theks të veçantë tek sektori bujqësor.

“Në 100 mijë vende pune që do të hapen për të rinjtë, 25 mijë prej tyre do të hapën në sektorin bujqësor, të agro-industrisë dhe peshkimit”-theksoi znj.Toska.

LSI në programin e saj do të mbështesë investimet në industrinë e kërkimit, nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve, naftës dhe gazit duke stimuluar fiskalisht ndërtimin e fabrikave të pasurimit dhe përpunimit të mineraleve, si dhe ndërtimin e rafinerive të pasurimit të naftës në vend.  Një pikë tjetër premtuese përjashtimin nga taksat për sipërmarrjet me strukturë agroturizmin. Këto janë të vetmet çështje që prekin aspektin mjedisor, por pa përfshirë politikat që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e tij. Por situata e mjedisit në atë qytet kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe të rinjtë shprehen shumë të revoltuar për mungesën e vullnetit politik për të marrë nisma në favor të pastrimit të ajrit dhe mjedisit.

D.T shprehet:  “Unë jam aq pesimist për këtë vend sa e mendoj të ardhmen në një vend jashtë Shqipërisë, mezi po pres të përfundoj studimet dhe gjëja e parë që do bëj është të largohem nga këtu. Më vjen keq edhe pse Zharrëza nuk ndodhet larg prej qendrës së qytetit, unë ndjehem indiferent për situatën dhe shëndetin e banorëve atje sepse e di që ajo ashtu do vazhdojë për shumë kohë”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara