Ekspertët e kancerit zbulojnë si mbrohen nga kjo sëmundje vdekjeprurëse

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kanceri është një ndër sëmundjet më vdekjeprurëse në botë.

Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ISHP, numri i rasteve të evidentuara me kancer në vendin tonë është rritur ndjeshëm këto dy vitet e fundit.

Instituti i Shëndetit Publik raporton se në 2015 u diagnostikuan 16.106 burra, gra dhe fëmijë me tumor.kancer

Për të parandaluar zhvillimin e kësaj sëmundjeje duhet të tregoni kujdes në shumë aspekte të jetës suaj, duke filluar nga mënyra e ushqyerjes, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës etj. Onkologët dhe specialistët më të mirë të kancerit kanë dhënë disa këshilla se si mund të mbrohemi nga kjo sëmundje.

Ja cilat janë:

Pini aspirinë

Studime të ndryshme kanë treguar se aspirina mund të ulë në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për t’u prekur nga lloje të ndryshme të kancerit, sidomos kancerit të zorrës me 50%. Ajo zvogëlon rrezikun duke ulur inflamacionin që shkakton rritje të qelizave kanceroze (lexo më shumë këtu).

E vetmja anë e keqe e saj është se rrit rrezikun e hemorragjisë, prandaj, njerëzit që janë konsumues të alkoolit, kanë një anëtar të familjes që vuan nga ulcera ose marrin ilaçe kundër mpiksjes së gjakut nuk duhet të përdorin aspirina.

Merrni në konsideratë ilaçet për kontrollin e lindjes

“Kontraceptivët oralë ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezoreve dhe të qafës së mitrës me gati 50% pas 5 viteve përdorim, dhe këto efekte vazhdojnë me kalimin e kohës.

Limitoni konsumimin e mishit

Disa studime sugjerojnë se proteinat e marra nga kafshët rrisin rrezikun për zhvillim të kancerit, sidomos atij të zorrës së trashë. Prandaj duhet të limitoni konsumimin e mishit dhe produkteve të qumështit. Proteinat mund t’i merrni nga burimet bimore, si fasulet, frutat e thata, bajame etj. (Lexoni-Proteinat bimore, ja kombinimi i duhur) Përpiquni të konsumoni vetëm një racion në ditë me proteina të marra nga kafshët.

Flini mjaftueshëm

Sipas një studimi të fundit, mungesa e gjumit rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Sipas hulumtuesve shkencorë nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit, sasia e ulët e melatoninës, që shkaktohet nga mos fjetja mjaftueshëm, shkakton rritjen e qelizave kanceroze (lexo më shumë këtu). Duhet të flini të paktën 7 orë në natë për të parandaluar këtë sëmundje.

Bëni aktivitet fizik

“Aktivitete që rezultojnë në rritjen e qëndrueshme të rrahjeve të zemrës, si ecja, noti, çiklizmi etj, priren të djegin më shumë kalori dhe ndihmojnë për të rënë në peshë. Përveç kësaj, ato ndihmojnë për uljen e niveleve të insulinës dhe faktorëve të tjerë, që disa studime sugjerojnë se kanë një efekt mbrojtës kundër kancerit.

Merrni mjaftueshëm vitaminë D

“Nivelet e ulëta të kësaj vitamine çojnë në zhvillimin e shumë llojeve të kancerit. Burimi kryesor i vitaminës D janë rrezet e diellit, në mënyrë direkte mbi lëkurë. Ajo mund të merret dhe nga ushqime të ndryshme si: vezë, peshk, salmon, sardele, vajra të ndryshëm, produktet e qumështit, produktet e sojës etj (lexo më shumë këtu).

Ja cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës D. Nëse i keni këto simptoma, është mirë të bëni një test të thjeshtë gjaku për t’u siguruar.

Burimi: Prevention.com/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh