Ja ushqimet që ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit

Stina e verës është periudha më e mirë për të bërë ndryshime graduale në planin e ushqimit. Gjatë kësaj periudhe lëkura përballet me rrezet e forta të diellit të cilat janë dhe shkaktarë të rrudhave që krijohen në lëkurë.

sallat jeshile34Përveç kremit me faktorë mbrojtës (30 ose 50), mënyra e të ushqyerit është ajo që ju vjen në ndihmë në ditët e verës për të evituar problemet me lëkurën. Ushqimet e pasura me antioksidantë mund të mbajnë lëkurën të hidratuar për një kohë të gjatë dhe ta mbrojnë atë nga rrezet e forta të diellit. Ja disa ushqime që ju ndihmojnë për të pasur lëkurë të bukur gjatë gjithë verës.

Sallata jeshile- parandalon djegien nga dielli dhe plakjen e parakohshme. Gjethet e sallatës jeshile janë të pasura me vitaminë A e cila mbron lëkurën nga radikalet e lira. Këshillohet të konsumohet 2 herë në ditë.

Manaferra- përmban flavonoide të cilat ndihmojnë dëmtimin arterial dhe mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme. Manaferra ka shije shumë të mirë dhe mund të përdoret e përzier me kos, lëngje frutash, sallata të ndryshme dhe ëmbëlsira.

Domatja- përmban vitaminë C e cila ndihmon për të parandaluar rrudhat. Ka përmbajtje të lartë uji dhe nëse e konsumoni në mëngjes, ju ndihmon të keni lëkurë të hidratuar gjatë gjithë ditës. Domatet kanë përmbajtje të lartë vitaminash, pak sheqer dhe ju ndihmojnë për të luftuar aknet që mund t’ju shfaqen në fytyrë.

strowberiesLuleshtrydhe- janë të pasura me vitaminë C dhe ndihmon për të luftuar djegien që mund të shkaktohet nga rrezet e diellit.

Speca të kuq- mund ta përdorni në çdo vakt që konsumoni, ju ndihmon për të parandaluar puçrat në fytyrë djegien nga rrezet e forta të diellit dhe plakjen e parakohshme. Mund të konsumohet i pjekur në zgarë.

Brokol- një nga ushqimet më të mira në parandalimin e plakjes. Brokoli është i pasur me vitamina esenciale përfshirë vitaminat A dhe C. Parandalon djegien nga dielli dhe sigurisht ka përfitime të shumta shëndetësore.

Kastraveci- përmban 94 % ujë. Ju ndihmon për të pasur lëkurë të hidratuar dhe të ushqyer. Një kastravec i ftohtë është ushqimi më i mirë për të luftuar vapën dhe djegien nga dielli./Përgatiti: Elena Beta

Për më shumë mbi kujdesin nga dielli, lexoni edhe:

https://shendeti.com.al/keshilla-per-te-mos-u-demtuar-nga-rrezet-e-diellit/

https://shendeti.com.al/keshillat-per-te-qendruar-gjate-ne-diell/

https://shendeti.com.al/dielli-ja-pse-na-ben-mire/

https://shendeti.com.al/dielli-si-ta-mbrojme-fytyren/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet