2 maska në kushte shtëpie për flokë të yndyrshëm

Yndyra e flokëve përbën arsyen bazë të ankthit të bukurisë që mund të përballojë një femër. Luftojeni atë duke marrë masa mbrojtëse dhe t’ju bëjnë që të harroni komplet ekzistencën e saj.

Flokët kërkojnë kujdes shumë veçantë dhe të vazhdueshëm! Në lidhje me këtë po ju rekomandojmë dy maska një herë në javë për flokët me yndyrë!

FloketMaska 1

Përbërësit:

  • 1 lugë mjaltë,
  • 1 lugë e ujit,
  • 1 e verdhë veze,
  • lëng nga gjysmë limoni.

Përdorimi:

  1. Përzieni të gjithë përbërësit së bashku.
  2. Lani flokët tuaj, aplikoni maskën, lëreni të veprojë 15 minuta dhe pastaj shpëlani flokët mirë. Pas kësaj flokët tuaj do të duken të shëndetshme dhe me shkëlqim!

Maska 2

Përbërësit

  • 1/3 gotë uthull molle
  • 1 lugë mjaltë
  • 10 pika vaj lavande
  • lëngu i 1 limoni ose gjysmë limoni të shtrydhur

Përdorimi

  • Përziejini të gjitha bashkë derisa të shkrihet mjalti. I lani flokët, i fshini me peshqir dhe pastaj vendoseni përbërjen nga rrënja tek majat. Lëreni 20 minuta e pastaj shpëlajeni.

Postime të ngjashme

10 ushqime të pasura me vitaminë E që mbrojnë zemrën dhe i japin lëkurës një pamje të shëndetshme
Çfarë janë "ushqimet funksionale"? Përfitimet në shëndet
4 shenja të çuditshme që tregojnë se po plakeni
7 gabime në mëngjes që dëmtojnë zorrët
6 ushqime që luftojnë kapsllëkun
Ushqimet ultra të përpunuara dëmtojnë çdo organ në trupin e njeriut
Ndiheni gjithë kohë të lodhur? Ja si ta kaloni këtë gjendje
3 rregulla të thjeshta për një zorrë të shëndetshme