3 hapa për një zemër të shëndetshme

Sforcoje veten. Për sa kohë që s’keni probleme me zemrën, ju duhet ta sforconi atë deri në limit. Disa herë në javë vraponi me zemer e shendetshmeshpejtësi maksimale derisa zemra të rrahë shpejt. Me kalimin e kohës, zemra do të ngadalësohet dhe pompimi i saj do të jetë më efektiv.

Merrni rreze dielli. Ose të paktën vitaminën D. Rreziku i hipertensionit rritet nëse ju keni mungesë vitamine D dhe hipertensioni e sforcon pompimin e zemrës. Në verë është e lehtë të marrësh vitaminën D nga dielli. Gjatë dimrit sidomos në vendet nordike duhet një vitaminë shtesë.

Merrni yndyrnat omega-3. Ka tre arsye për të marrë këto shtesë çdo mëngjes. Ato pastrojnë arteriet që furnizojnë zemrën me oksigjenin e duhur. Ato ulin tensionin e gjakut dhe në këtë mënyrë ndihmojnë zemrën të pompojë më lehtë. Ato gjithashtu mund të parandalojnë aritmitë që janë çrregullime të sistemit elektrik të zemrës./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës