Si ta ndërtojmë një shtëpi të ngrohtë

“Efiçensa e energjisë” nënkupton raportin në përqindje, të energjisë në dalje me energjinë në hyrje, në të njëjtin sistem energjetik, që në rastin tonë është ndërtesa. Ky është përcaktim teorik i saj. Më thjesht do të thonim se “Eficensë Energjie” energjia eficencakemi atëherë kur në një proces energjetik arrijmë rezultate të njëjta duke përdorur më pak energji. Teprica e energjisë në këtë rast është energjia e kursyer nga marrja e masave për të ulur sasinë e përdorur në këtë proces.

Të ndërtosh një ndërtesë efiçente nënkuptuon projektimin, procesin e ndërtimit të ndërtesës së re të termoizoluar dhe izolimin e asaj ekzistuese.

Përfitimet nga një ndërtim efiçent janë:

  • Kursejme energji dhe si rrjedhim para në faturat tona të energjisë.
  • Më shumë komfort dhe më shumë cilësi të jetës.
  • Jetë më të gjatë të ndërtesës.
  • Kontribut në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve ndotëse në mjedis.
  • Rritje të vlerës së ndërtesës/banesës

Masat që duhen marrë për rritjen e efiçensës së energjisë në ndërtesa janë:

  1. Termoizolim i ndërtesës
  2. Dyert dhe dritare dopio xham
  3. Elemente mbrojtës nga dielli
  4. Ngrohje qendrore
  5. Ndriçim efiçente
  6. Paisje elektroshtëpiake efiçente
  7. Përdorim i burimeve të rinovueshme të energjisë në ndërtesë
  8. Kontroll dhe mirëmenaxhim i energjisë në ndërtesë

Humbjet për transmetim nga pjesa mbështjellese e ndërtesës janë:

  • Muret
  • Dyshemeja
  • Çatia
  • Dritare, dyer
  • Nyjet termike

dritare dopio xhamDyer-dritare dopio xham

Dritaret janë një element shumë i rëndësishëm i pjesës së jashtme mbështjellëse të ndërtesës që mundëson ndriçimin e hapësirës së brendshme të saj. Ato, gjithashtu, mundësojnë kontakt vizual me mjedisin, thithje të energjisë diellore dhe ventilimin e hapësirave të saj.

Dritarja është elementi më dinamik i mbështjellëses së jashtme të ndërtesës. Ajo funksionon njëkohësisht jo vetëm për lejimin e rrezeve të diellit në brendësi të ndërtesës, por edhe si mbrojtës kundër ndikimeve të jashtme atmosferike, si dhe humbjeve të nxehtësisë.

Humbjet nga dritaret klasifikohen në humbje për transmetim dhe humbje për ventilim. Po t’i shtojmë humbjeve për transmetim ato për ventilim, del se nga dritaret humbet më shumë se 50% e humbjeve totale të nevojshme për ngrohjen e ndërtesës.

Si për të gjithë pjesën mbështjellëse të ndërtesës edhe për dritaret është i rëndësishëm koeficienti i përgjithshëm i transmetimit të nxehtësisë k i shprehur në Ë/m2K.

  • Dritaret e vjetra tek xham e kanë koeficientin k me rreth 3,5-5.7 W/m2K;
  • Dritaret e reja dopio xham e kanë këtë koeficient 1,40-1,80W/m2K.
  • Në shtëpitë moderne dhe në ato pasive kjo vlerë shkon 0,80-1,10 W/m2K.

Humbjet e nxehtësisë ndodhin përmes kornizës së dritares dhe xhamit të saj njëkohësisht. Kornizat e dritareve, pavarësisht nga materiali me të cilën ato janë bërë, duhet që të shmangin urat termike, të mundësojnë hapjen e thjeshtë dhe duhet të ketë një transmetim të ulët të nxehtësisë.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren