Vdekja e dyfishtë në maternitet, zbardhen emrat e tre mjekëve që akuzohen për neglizhencë

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas ngjarjes tragjike të ndodhur ditën e djeshme, ku ndërroi jetë 35-vjeçarja Aida Çajku dhe foshnja e saj. Policia ka çuar në prokurori materialet për tre mjekët: N. Ceni, D. Decka dhe H. Klosi, të cilët dyshohet se kanë neglizhuar dhe janë treguar të pakujdesshëm ndaj 35-vjeçares.spital

Mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” nuk kanë mundur të përcaktojnë diagnozën që në fillim, por e kanë sorollatur nga një spital në tjetrin, ndërkohë që gjendja e saj sa vinte e rëndohej. Ajo ka qëndruar në maternitet vetëm 45 minuta dhe më pas e kanë orientuar  drejt pavionit të kardiologjisë në QSUT, e pas kësaj në Sanatorium dhe pastaj sërish në maternitet.

Vetëm pas një konsulte të gjerë ekipi i mjekëve në maternitet ka përcaktuar diagnozën hemorragji masive në pjesën e shpretkës, një patologj e rëndë kjo, sipas tyre, dhe e rrallë ku 75% e rasteve humbin jetën.

Mjekët e maternitetit e kanë diagnostikuar me shumë vonesë këtë gjë, pas ece-jakeve të gruas shtatzënë për mbi 5 orë dhe pasi ajo kishte humbur jetën.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka hedhur poshtë akuzat për neglizhencë të mjekëve. Sipas saj, “ngjarja nuk ka ndodhur as për mosprezencë të personelit mjekësor të shërbimit të urgjencës apo të qendrave universitare mjekësore në Tiranë, as për mungesë të infrastrukturës diagnostikuese, as për mungesë barnash apo materialesh mjekësore të nevojshme për trajtimin e pacientes në fjalë dhe as për mungesë të ofrimit të shërbimit të autoambulancës”.

Postime të ngjashme

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?
Ministrja e Shëndetësisë: Në 2027 do të rimbursojmë trajtimin e personave me diabet tip 1
Në QSUT pas datës 20 nuk bëhen analizat për të shtruarit? Ja çfarë thotë ministrja Sala
Zakone të thjeshta që na përmirësojnë shëndetin
Çelësi për uljen e kolesterolit të lartë qëndron te këto ushqime
Këmbë të enjtura, ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani
Makarona apo oriz: cili është më i lehtë për tretje?
Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru