Një hero i vërtetë/ 10-vjeçari i shpëton jetën të vëllait duke kopjuar skenat e një filmi

Përshtati në shqip: Blertina Koka 

“Një hero i vërtetë”, kështu e ka quajtur ylli i Hollivudit Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si The Rock, një 10-vjeçar i cili mundi t’i shpëtojë jetën të vëllait duke kopjuar një skenë të një nga filmat e aktorit.

10-vjeçari Jacob O’Connor ishte duke luajtur afër pishinës me vëllezërit e tij kur në një moment vëllai më i vogël, vetëm 2 vjeç, ishte duke u mbytur. Në vend që të kërkonte ndihmë, Jacob arriti ta tërheqë vëllanë nga pishina dhe t’i masazh kardiak me duar, ashtu siç e kishte parë në një nga filmat e tij të preferuar, San Andreas.

Dylan më pas u dërgua në spital dhe tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kur dëgjoi për këtë histori të jashtëzakonshme, Dwayne Johnson shkroi në Twitter: “Uau, një histori fantastike…Je një hero i vërtetë. Jemi të gjithë krenar për ty! DJ”.

Nëna e Jacob, Christa O’Connor, tregon për BBC: Jam pa fjalë. Jam mahnitur nga ky veprim i Jacob. Krenohem me të”.

Skena që Jacob ka kopjuar është tek filmi “San Andreas”, ku personazhi i Johnson përpiqet t’i shpëtojë jetën vajzës.

Jacob tregon për mediat lokale: “U frikësova kur pashë Dylan në pishinë”.

“Në filmin tim të preferuar, San Andreas, bëhen mesazhe kardiake

“Në shumë filma këtë bëjnë. Përpiqen të shpëtojnë personin fillimisht, dhe nëse nuk funksionon, kërkojnë ndihmë”.

 Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis