1 në 1 milion/ E mitura nga Durrësi vuan nga sindroma e rrallë, shokët apel për ndihmë

Kejsi Prizrendi nga Durrësi është duke luftuar për jetën në spital në Itali. E mitura la shkollën ndërsa shokët e shoqet saj të klasës, bashkë me mësuesen kërkojnë ndihmën e të gjithëve në mënyrë që Kejsi të kthehet shëndoshë e mirë.

Ajo vuan nga sindroma Stevens-Johnson, që prek një në një milionë persona dhe kurimi kushton.

“Që në fillim të shkollës e morëm vesh që Kejsi ishte sëmurë dhe ndodhej në Itali. Kejsi na mungon shumë. Ajo ishte vajzë shumë e mirë. Ajo na mungon shumë. Jemi mërzitur shumë. Ne kemi mbledhur fonde sadopak, aq sa mundemi që ajo të vijë sa më shpejt. Unë doja t’i thoja Kejsit që të shërohet sa më shpejt, sepse na ka marrë shumë malli dhe e duam shumë atë”, thonë shokët e saj të klasës.

Mësuesja e Kejsit tregon se gjithçka nisi si një grip, por në fund u zbulua sëmundja e rrallë.

“Kejsi është një vajzë e fortë, plot vitalitet. Ajo po përpiqet dhe po lufton shumë. Mbrëmjen e 10 shtatorit një kushërira e saj më tha se Kejsi nuk do të vinte në shkollë pasi e kishin dërguar në Itali pas kurimit në pediatri”, thotë mësuesja e Kejsit, Herona Spathari.

Koreografi Arjan Plaku, instruktor i Kejsit për kursin e baletit ishte nismëtari i solidarizimit në ndihmë të vajzës.

“Bëjmë apel për të gjithë ata që munden ta ndihmojnë këtë engjëll të kthehet midis nesh”, thotë mësuesja e Kejsit.

Përveç çeljes së numrave të llogarisë, kushdo mund të kontribuojë dhe në kutitë e fondeve të vendosura në ambientet e shkollave dhe institucioneve publike në Durrës./ Top Channel

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis