ASNJËHERË mos e shikoni fëmijën të vogël

Nga Lira Gjika, pediatre

Rruga e rritjes dhe edukimit është e gjatë dhe me shumë të papritura, pa të cilat fëmija nuk mund të rritet. Ai duhet të mësojë të ecë, të flasë, të kuptojë fjalët, të ushqejë veten, të fitojë kontrollin e trupit, që t’i kryej gjërat ku duhet dhe kur do të jetë gati.

Ai, fëmija, duhet t’i përballojë, përjetojë dhe përvetësojë këto të papritura. Këtu qëndron dhe kyçi i edukimit. Prindërit kanë një rol shumë të rëndësishëm, në këtë proces ata janë modeli dhe siguria, por këtë rrugëtim fëmija do ta realizojë vetë. Edhe pse do të jetë krah prindërve, ai prapë do ta përjetojë vetëm me veten e tij.
Prindër, nëse vërtetë doni ta mbroni fëmijën, mos e shikoni fëmijën tuaj të vogël, edhe pse ashtu është, por shikojeni njeri, njeri, që po rritet.

Mos e trembni me frikën tuaj alarmante, sepse vetëm dëm i bëni, por inkurajojeni, mësojeni dhe nxiteni, si të administrojë ankthin, frikën, pasigurinë nga përballja me tjetrin dhe, mbi të gjitha, përballjen me veten. Artikulojani mendimin tuaj ashtu siç ju e dini, por pa paragjykuar sjelljen, veprimin apo fjalët e fëmijës. Jepini kohë fëmijës t’i bëjë të vetat sugjerimet tuaja, pasi ashtu si dhe ju, nuk mund t’i përdorë apo të veprojë menjëherë sapo e dëgjon apo shikon një gjë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet