104-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë. Ekspertët, jo dakord

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një 104-vjeçare betohet se sekreti i saj i jetëgjatësisë është konsumimi i coca-cola dietike çdo ditë.

Theresa Rowley, nga Miçigani, festoi ditëlindjen e 104 më 1 janar. Kurrë nuk e besonte se do të jetonte për kaq shumë vite, por ja ku është, po aq mbajtur sa ishte edhe 100 vjeç.

E moshuara, e cila jeton në azil, tregon se ka konsumuar pothuajse çdo ditë një kanaçe me pije të gazuar në ditë.

“E pi sepse më pëlqen”, tregon ajo.

Coca-cola dietike është prodhuar për herë të parë në vitin 1982 në Amerikë – kur znj. Rowley ka qenë 68 vjeç. Megjithatë, shkencëtarët nuk bien dakord që kjo pije e ka ndihmuar gruan të jetojë edhe për 36 vite të tjera – studime të ndryshime i kanë lidhur pijet  e gazuara dietike me obezitetin, diabetin, goditjen në tru dhe demencën.

Paralajmërime në lidhje me pijet dietike

Pijet dietike mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe diabet edhe kur janë të ulëta në kalori. Nëse një pije me pak kalori është e ëmbël po aq sa versioni normal, mospërputhja shkakton një çrregullim të metabolizmit.

Sa më e ëmbël të jetë një ushqim, aq më shumë kalori përmban. Për më tepër, të rriturit që konsumojnë të paktën 1 pije dietike në ditë janë 3 herë më të rrezikuar të vuajnë nga goditja në tru dhe demenca, sugjerojnë ekspertët.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet