Si të ruani qumështin e gjirit – udhëzimet për sigurinë e foshnjës

Blerina Bombaj, dietologe

Ushqyerja me gji është prioritet për mbarëvajtjen e shëndetit të çdo foshnje, dhe çdo nënë duhet ta ndjeje si detyrë dhe obligim thelbësor ndaj fëmijës së saj. Akoma edhe nënat, të cilat kanë një karrierë të rëndësishme apo janë të detyruara të punojnë, munden ta realizojnë ushqyerjen e plotë me gji, duke shtrydhur gjinjtë dhe duke e depozituar qumështin në kushtet e duhura. Në këtë mënyre, fëmija merr themelet më të shëndosha për shëndetin e tij.

Rregullat e sigurisë së ruajtjes së qumështit të gjirit:

  • Jashtë frigoriferit, në temperaturë ambienti (18-25gradë C): jo më shumë se 3-4 ore, në enë të mbyllur; hidheni poshtë çka mbetet 1-2 orë pas ushqyerjes.
  • Në çantë termus, 15gradë C: deri në 24orë. Këshillohet të vendosen pllaka të ngrira në kontakt me enën e qumështit; çantat të mbahen mbyllur, të hapen vetëm kur nevojitet.
  • Në freskues (4gradë C): deri në 72 orë; Vendoseni në zonën më të ftohtë të frigoriferit freskues.
  • Në ngrirje (-20gradë C): deri ne 6 muaj; depozitojeni në fund të ngrirjes, për temperaturë sa më konstante.

Si të ruani qumështin e gjirit pasi e keni shkrirë

  • Ne temperature ambienti (18-25gradë C): 1-2 orë
  • Në freskues: 24 orë
  • Në ngrirje: mos e ngrini më./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet