Sekreti për kurimin e djegieve nga dielli fshihet në frigorifer (dhe nuk është kosi)

Jemi shumë afër sezonit veror dhe plazhit, dhe bashkë me to vijnë edhe dhimbjet si pasojë e djegies së lëkurës nga dielli.

Aplikimi i kremit kundra diellit është e vetmja mënyrë që ju mos të përfundoni me rrjepje të lëkurës dhe dhimbje.

Një tjetër mënyrë shumë efikase për trajtimin e djegieve nga dielli, sipas ekspertëve të dermatologjisë, është edhe kompresa me qumësht të ftohtë. Kompresa e ftohtë ndihmon për të lehtësuar inflamacionin duke tkurrur qelizat e ënjtura.

Qumështi përmban vitaminat A dhe D, yndyra, proteina, aminoacide dhe acid laktik. Vitaminat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, ndërsa acidi laktik ndihmon në rrjepjen e lëkurës duke eliminuar qelizat e vdekura.

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës