Të gjithë e dimë që heqjet e qimeve nga hunda janë të dhimbshme, por kjo gjë mund t’ju çojë në rrugën e infeksionit duke shkaktuar skuqje brenda ose jashtë vrimës së hundës, acarim lëkure dhe dhimbje.
Depilimi me dyllë thyen barrierën e lëkurës duke krijuar hapje për bakteret që u lejon atyre të hyjnë në inde më të thella, duke krijuar një mundësi për infeksion.
Qimet nën rrënjë ndodhin pas heqjes së qimeve kur qimet e reja që rigjenerohen nga gjëndra nuk mund të depërtojnë në lëkurë, sepse depilimi i tërheq qimet nga rrënja dhe ato duhet të gjejnë përsëri rrugën e vet përmes shtresës së jashtme të lëkurës.
Furunkuloza e hundës është një tjetër infeksion që prek pjesën më të thellë të folikulave të qimeve në hundë, e cila shkakton dhimbje, ënjtje, skuqje dhe ndjeshmëri, por në raste të rralla mund të çojë edhe në trombozë të sinusit kavernoz, formimin e një mpiksjeje gjaku në pjesën e trurit pas syve.
Qimet e hundës janë të rëndësishme sepse veprojnë si një pengesë fizike, duke parandaluar hyrjen e alergjenëve në vrimat e hundës.
Burim: Shqiptarja.com
