Si të kujdeseni për të patur kocka të forta në çdo moshë

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Shëndeti i kockave është shumë i rëndësishëm dhe mirëmbajtja e tyre bëhet gjithnjë e më e rëndësishme me kalimin e viteve. Ja disa pika të rëndësishme ku duhet të fokusoheni:

Aktiviteti fizik: Të qëndruarit aktiv, duke u marrë me ushtrime force dhe sport, ndihmon në forcimin e kockave dhe përmirësimin e balancës.

Regjimi ushqimor: Sigurohuni të merrni mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D. Është mirë të konsultoheni me mjekun ose dietologun tuaj mbi burime ushqyese e suplemente që mund t’ju ndihmojnë në mirëmbajtjen e kockave.

Duhanpirja: Nuk është e dëmshme vetëm për mushkëritë e zemrën, por edhe për kockat.

Parandaloni rëniet: Me moshën, rëniet bëhen përherë e më të rrezikshme. Sigurohuni të ulni rrezikshmërinë duke hequr rrëmujën ose objekte të panevojshme në ambientin ku qëndroni.

Mjekimet: Nëse është e nevojshme, me rekomandimin e mjekut, merrni medikamentet e nevojshme.

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës