A ndihmon shtimi i vajit të ullirit në dietën tuaj për humbjen e peshës?

Vaji i ullirit dhe emri i tij në modë EVOO (vaj ulliri ekstra i virgjër) përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie, falë lidhjeve të tij me dietën mesdhetare. Ja çfarë duhet të dini për lidhjen ndërmjet shtimit të vajit të ullirit në dietën tuaj dhe humbjes në peshë:

Studiuesit pohojnë se një gjë e tillë është pjesërisht e vërtetë për aq kohë sa vaji i ullirit konsumohet përgjatë një diete të shëndetshme, por pa e tepruar.

Vaji i ullirit është një yndyrë e shëndetshme, por është ende një yndyrë, kështu që moderimi është thelbësor për të shmangur shtimin në peshë. Nuk ka shumë të dhëna për efektin që mund të ketë vetëm vaji i ullirit në humbjen e peshës, por ka studime që tregojnë se një dietë mesdhetare që përfshin vaj ulliri mund të ndihmojë në parandalimin e shtimit të peshës me kalimin e moshës dhe të zvogëlojë rrezikun për të qenë mbipeshë ose obez.

Autorët e studimeve theksojnë gjithashtu se fokusi i dietës tek yndyrnat e pangopura, të tilla si vaji i ullirit dhe peshku yndyror, inkurajon trupin të djegë yndyrën, gjë që mund të jetë pjesërisht arsyeja pse ndjekja e një plani mesdhetar zvogëlon shtimin në peshë.

 

Burimi: EveryDay Health

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet