Aktorët shqiptarë që ndërruan jetë në 2016-n

Denisa Canameti, gazeta Shëndet+ dhe Shëndeti Online

Shumë emra të kinematografisë shqiptare kanë ndërruar jetë këtë vit. Por, edhe pse në moshë të thyer, disa prej aktorëve kanë ndërruar jetë jo për shkaqe natyrale, por si pasojë e sëmundjeve.

dhimitra-plasari

Më 20 prill, ka ndërruar jetë Dhimitra Plasari, aktorja e teatrit të Korçës dhe e filmave të kinostudios “Shqipëria Sot”. Plasari u bë e njohur në filmat, si “Dimri i fundit”, “Streha e re” “Vajzat me kordele të kuqe”, Përballimi” etj. Aktorja do të mbahet mend për rolet e saj përkrah emrave të njohur të kinematografisë shqiptare si Pandi Raidhi, Dhorkë Orgocka, Jani Riza, Sandër Prosi, Stavri Shkurti etj.

demir-hyskja

Më 6 gusht mediat njoftuan vdekjen e aktorit të njohur Demir Hyskja. Aktori ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Ai vuante prej tre vitesh nga veshkat, diabeti dhe tensioni i lartë. Hyskaj ka vdekur në banesën e tij.

melpomeni-cobani-1

Më 27 tetor, ka ndërruar jetë Melpomeni Çobani. Çobani, për kontributin e saj artistik, është vlerësuar me titullin “Artiste e Popullit” Ajo ka interpretuar role të suksesshme si në dramë ashtu edhe komedi. Disa prej tyre janë: “ Rrënjët e thella”, “Fejesa”, “Vajza nga fshati”, “Prefekti”. Ka interpretuar në më se 1500 role për gati 40 vjet punë në Estradë. Ka interpretuar edhe në kinematografi role të spikatura  si ai i fatorinës , në filmin “Kapedani”,  apo “Tela për violinë”.

elida-cangonji-4

28 nëntor, krejt në heshtje dhe pa asnjë lajmërim mediatik, ndërroi jetë si pasojë e leucemisë akute Elida Cangonji. Të gjithë e mbajmë mend vajzën me emrin Zana në filmin shqiptar “Rrugë të bardha”, rol i dashur për publikun luajtur nga aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare. Cangonji ushtronte profesionin mjekes psikiatre prej 30 vjetësh.

lazer-filipi-1

Më 16 dhjetor ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare aktori i mirënjohur i kinematografisë sonë, Lazër Filipi. Aktori i nderuar me çmimin Artist i Merituar ka interpretuar më tepër se 80 role në kinematografi.

bujar-lako-1

Ndërkohë, sot në mëngjes (26 dhjetor), si pasojë e një infarkti ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare Bujar Lako. Aktori ka qenë i njohur për shumë në filma, ku midis tyre veçojmë: “Gjeneral gramafoni”, “Ballë për ballë”, “Udha e shkronjave”.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës