Frikë për kthim në një kohë kur antibiotikët s’do të kenë më vlerë. Kërkohet një ndërgjegjësim i përgjithshëm, ndërkohë që shifrat tregojnë se rezistenca ndaj antibiotikëve po rritet me shpejtësi
Mund të rikthehemi në një epokë si ajo para 70 vjetësh, kur antibiotikët nuk ekzistonin. Kjo nënkupton një hap pas për njerëzimin dhe një rritje të lartë të vdekshmërisë, pasi edhe për sëmundje të lehta, nuk do të kishte mundësi kurimi. Shkak për këtë mësohet se është bërë rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve, e stimuluar nga keqpërdorimi i tyre.
Në takimin e zhvilluar me rastin e “Ditës Evropiane të Vigjilencës ndaj Antibiotikëve” u diskutua pikërisht kjo gjë, ndërsa u sollën fakte të trishta për atë që po ndodh jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë e në botë. Të dhënat e marra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë japin një panoramë të përgjithshme. Këshilla jepen për të gjithë personelin mjekësor jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët. Ndërkohë kërkohet edhe ndërgjegjësimi i popullsisë lidhur me keqpërdorimin e antibiotikëve.
Informacion për profesionistët shëndetësorë. Çfarë duhet të bëni?
Doktorët dhe dentistët
Përshkruani antibiotikët vetëm kur është e nevojshme dhe vetëm siç tregohet nga protokollet e trajtimit për sëmundjen. Antibiotikët nuk kurojnë infeksionet virale të gripit, kollës dhe ftohjeve dhe mbipërshkrimi i dhënies së recetave në mënyrë jo të papërshtatshme, rrit shfaqjen dhe përhapjen e mundshme të rezistencës
Farmacistët
Për të përfunduar një kurs trajtimi mjekësor, mos shisni antibiotikë pa receta, as në sasi të pamjaftueshme. Sigurohuni që pacienti ka udhëzime të plota se si duhet të marrë antibiotikët dhe për sa kohë, dhe kuptoni se trajtimi duhet të jetë përfunduar i plotë, ndryshe infeksioni mund të kthehet.
Infermierët
Diskutoni përdorimin e saktë të antibiotikëve me pacientët tuaj dhe sigurohuni që ata i marrin antibiotikët sipas instruksioneve dhe veçanërisht që ata të pranojne kursin e mjekimit/trajtimit. Ndihmoni të vini në jetë masat e kontrollit rigoroz të infeksionit për të ndaluar përhapjen e rezistencës.
Veterinerët
Përdorimi i antibiotikëve si një ndihmues i shtimit në peshë ndalohet në BE dhe vendet do duhet ta marrin në konsideratë këtë aspekt. Përdorni antibiotikët në mënyrë të mençur në sektorin veterinar dhe shmangni dhënien e antibiotikëve në kafshët e shëndosha kurdo që është e mundur.
Fakte
A e dinit se?
• Pjesë e arsyes për përdorimin e tepruar të antibiotikëve është se njerëzit përdorin ato për trajtimin e gripit dhe ftohjeve. Viruset, dhe jo bakteret janë shkaku i gripit, ftohjeve, i shumicës së fyteve të sëmura dhe bronkitit, kështu që duke marrë antibiotikë për këto raste, nuk do të sjellim asnjë përmirësim dhe mund të bëjmë më shumë dëm sesa të mirë, sepse kjo rrit rrezikun e marrjes së një infeksioni tjetër që më vonë do t’i rezistojë trajtimit me antibiotikë. Më tej, bakteret antibiotiko-rezistent mund të infektojnë njerëz të tjerë dhe mund të përhapen nga një zonë apo vend në një tjetër.
• Rezistenca ndaj antibiotikëve po përhapet. Bakteriet rezistente mund të përhapen mes njerëzish, mes njerëzve dhe kafshëve mes kafshëve dhe mjedisit.
• Trajtimi i infeksioneve me bakterie rezistente kërkon medikamente më të shtrenjta, zgjat më shumë sëmundjen dhe mund të përfshijë qëndrime të zgjatura në spital. Për shembull, medikamente që përdoren për trajtimin e tuberkulozit rezistente ndaj shumë barnave mund të jetë dukshëm më i shtrenjtë sesa medikamentet ndaj tuberkulozit që janë përdorur normalisht.
• Më tej, antibiotikët janë përdorur për të parandaluar infeksionet bakteriale, por vetëm për arsye të veçanta, për shembull, gjatë dhe menjëherë pas operacioneve të caktuara kirurgjikale dhe testeve diagnostike, si dhe kur futen në trup pajisje te vogla kirurgjikale. Një përdorim i tillë zakonisht zgjat vetëm 24 orë.
• Antibiotikët janë përdorur edhe në zinxhirin e ushqimit, sidomos si nxitësit e rritjes në prodhimin e ushqimit të kafshëve. Kjo është e ndaluar në Bashkimin Evropian (BE), por ende jo në pjesët e tjera të Rajonit Evropian të OBSH. Ndonjëherë, sasi më të mëdha të antibiotikëve janë përdorur te kafshët sesa te njerëzit. Rezistenca po ndodh pikërisht këtu, e cila e bën problemin edhe më keq: bakteriet rezistente përhapen përmes zinxhirit ushqimor në njerëz, përfshirë këtu përhapjen në spitale dhe klinika.
• Për fat të keq, antibiotikët e rinj nuk do mund të jenë në dispozicion për disa kohë, sepse kërkimi dhe zhvillimi i barnave kërkon investime shumë të mëdha, të cilat do të bëhen vetëm nëse kthimet/ përfitimet e ardhshme të konsiderohen fitimprurëse për kompanitë e barnave.
Pasoja të mundshme nga keqpërdorimi
Nëse përdorimi i tepruar ose keqpërdorimi i antibiotikëve nuk ndalohet, antibiotikët nuk do mund të jetë më efektiv kur njerëzit do të kenë nevojë për to. Paramendoni mjekun duke thënë se për fëmijën ose shokun tuaj nuk ka trajtim, sepse ai ose ajo ka një infeksion bakterial dhe se antibiotikët nuk mund të veprojnë. Tashmë 25 000 njerëz në BE, Islandë dhe Norvegji vdesin çdo vit nga infeksionet bakteriale që nuk janë të ndjeshme ndaj antibiotikëve dhe këto ngjarje më së shumti ndodhin në spitale. Shoqëria mund të kthehet në një kohë si para antibiotikëve, kur infeksionet më të thjeshta mund të jenë si një dënim me vdekje.
Bakteriet rezistente po përhapen me shpejtësi. Sot disa bakterie janë rezistente ndaj shumë agjentëve antibakteriale duke bërë infeksione të tilla kërcënuese për jetën, si infeksione të gjakut ose pneumoni potencialisht të patrajtueshme. Për më tepër humbja e mundësisë së parandalimit efektiv përmes antibiotikëve mund të bëjë të pamundura një sërë ndërhyrjesh mjekësore të avancuara dhe testeve diagnostike, të tilla si: zëvendësim të kokës së femurit dhe kirurgjisë së kolonës, sepse antibiotikët nuk do të mund të mbrojnë kundrejt infeksioneve bakteriale.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është një shqetësim urgjent për të gjithë. Për të ndaluar rritjen e ketij problemi, çdokush ka përgjegjësi për përdorimin e antibiotikëve vetëm kur është e nevojshme dhe të përshkruara nga një mjek.
Shumë vende të rajonit evropian kanë fushata të vetëdijësimit publik për të reduktuar përdorimin e antibiotikëve dhe këto kanë bërë një ndryshim. Gjithkush mund të ndihmojë për ta trajtuar këtë problem.
DITA EVROPIANE E VIGJILENCËS NDAJ ANTIBIOTIKËVE
Bashkimi i forcave për të shmangur pasojat e epokës pasantibiotike
Mbipërdorimi, mospërdorimi dhe keqpërdorimi i antibiotikëve janë shkaktarët më të rëndësishëm të rezistencës. Kjo është arsyeja pse konfigurimi i hartës së konsumit të antibiotikëve dhe modelet e rezistencës ndaj agjentëve infektivë janë një hap kryesor për të trajtuar këtë problem në rritje për shëndetin publik.
Vendimmarrësit kanë nevojë urgjentisht për këtë informacion, për rekomandimet e duhura dhe masat rregullatore, për disponimin, përshkrimin në recetë dhe konsumin e antibiotikëve.
Keqpërdorimi i antibiotikëve është shkaktari kryesor i rezistencës ndaj tyre:
-Nuk ka asnjë rregullore kombëtare lidhur me përdorimin e antibiotikëve
-Antibiotikët jepen për kafshët e shëndetshme si nxitësit e rritjes së tyre apo për të parandaluar tek ta sëmundjet
-Shoqëritë tregtare të angazhuara në promovimin e tyre janë të papërgjegjshme
-Antibiotikët shiten pa recetë
-Antibiotikët përshkruhen në mënyrë të papërshtatshme në trajtimin e infeksioneve virale
Antibiotikët janë mrekulli e shkencës moderne
Ato kanë shtuar 20 vite në jetëgjatësinë e njerëzimit (së bashku me vaksinimin)
Janë shpëtuar miliona jetë njerëzish
Janë parandaluar infeksionet nga ndërhyrjet kirurgjikale
Bagëtia dhe pularia janë më produktive
Rezistenca në rritje ndaj antibiotikëve ul efektivitetin e trajtimit
Rezistenca ndaj antibiotikëve është një fenomen natyral
Përshpejtohet nga keqpërdorimi dhe mbipërdorimi i antibiotikëve
Ka kosto në jetë, kushton shumë
Prek gjallesat, minon programet shëndetësore
Nuk ka asnjë klasë të re antibiotikësh të zbuluar në këto 25 vite.
Akoma nuk ka një panoramë të saktë në rajonin evropian
Situata aktuale në rajonin evropian është alarmuese
5-12% e pacientëve marrin infeksione spitalore gjatë qëndrimit në spitale
400.000 pacientë preken nga një lloj bakteri rezistent çdo vit
25.000 pacientë vdesin
E.coli -MRSA & rezistent në 31 vende Evropiane
260.000 infeksione gjaku
370.000 ditë ekstra në spital
62 milionë €
Përdor antibiotikë vetëm dhe kur jepet me recetë nga doktori
Antibiotikët vrasin baktere, por jo viruse.
Viruset janë shkaku i zakonshëm i infeksioneve të fytit.
Marrja e antibiotikëve në mënyrë të panevojshme dobëson efektivitetin e tyre.
Kjo lejon zhvillimin e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve.
Rezistenca ndaj antibiotikëve nuk njeh kufi
Për herë të parë rezistenca ndaj antibiotikëve u listua si një kërcënim ndërkufitar në vendimin Nr 1082/2013/EU të Parlamentit Evropian (që hyri në fuqi më 6 nentor 2013)
Rezistenca e patogjeneve përhapet kudo përmes njerezish dhe ushqimit
Suksesi i vendimit varet nga veprimi rajonal dhe global
OBSH adreson sfidat e rezistencës së antibiotikëve në rajonin evropian
Ka një plan veprimi për momentin që nga viti 2011 i cili njeh:
Rezistenca ndaj mikrobeve e neglizhuar në shumë vende të rajonit
Nuk ka mbikëqyrje sistemike të rezistencës ndaj mikrobeve në rajon
Ka një perhapje të rezistencës ndaj mikrobeve përmes tregtisë dhe udhëtimeve
Ka një nevojë për standarde ndërkombëtare dhe shkëmbim të të dhënave
Progresi i CAESAR (Mbikëqyrja Evropiano-Lindore dhe Aziatiko-Qendrore e Rezistencës ndaj Mikrobeve):
Vendet e mëposhtme janë angazhuar të jenë pjesë e CAESAR: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia,
Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Mali i Zi, Kirgizstan, Federata Ruse, Serbia, Zvicra, Maqedonia, Turqia si dhe Kosova (në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së, 1999)
Mbikëqyrja është baza e veprimit të bazuar në të dhënat e përgjithshme.
OBSH mbledh të dhënat rajonale mbi përdorimin e antimikrobikëve
OBSH dhe Universiteti i Antëerp (Belgjikë) organizojnë seminare teknike për mbledhjen e të dhënave dhe analizën e të dhënave kombëtare për përdorimin e antimikrobikëve.
Vendet jo anëtare të BE-së janë gati të publikojnë të dhënat: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kirgistani, Moldavia, Mali i Zi, Serbia, Taxhikistani, Turqia, si dhe Kosova
Një përgjigje e koordinuar kërkohet urgjentisht:
“Rezistenca ndaj antibiotikëve po ndikon në tërë rajonin Evropian të OBSH-së, i cili është duke punuar ngushtë me vendet e Evropës Lindore, Kaukazin dhe Azinë Qendrore për të plotësuar të dhënat e mbledhura nga Bashkimi Evropian (BE) ‘institucione të tilla si Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) për të gjitha vendet e BE-së dhe zonës Ekonomike Evropiane (EAA)”
(Dr Guenael Rodier)
Resistenca ndaj antibiotikëve dhe kafshët që përdoren për ushqim
Cilët antibiotikë përdoren në kafshë të cilat përdoren për ushqim? A kanë të bëjnë këta me antibiotikët e përdorur në njerëz?
Antibiotikët e përdorur për të trajtuar dhe për të parandaluar infeksionet bakteriale në kafshë i takojnë grupeve të njëjta kimike si ato që përdoren për njerëzit: macrolides, tetraciklinat, quinolones, beta-lactam e aminoglycosides. Prandaj, kafshët mund të marrin bakterie që janë rezistente ndaj antibiotikëve dhe që janë përdorur edhe kundër infeksioneve të njeriut.
Përdorimi i antibiotikëve te kafshët që përdoren për ushqim a kontribuon në problem?
Disa baktere rezistente që janë të lidhura me konsumin e ushqimit, të tilla si campylobacter ose salmonella mund të bartet nga kafshët tek njerëzit nëpërmjet ushqimit. Njerëzit gjithashtu mund të fitojnë bakterie rezistente në kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët. Megjithatë, shkaku kryesor i rezistencës ndaj antibiotikëve në njerëz mbetet përdorimi i antibiotikëve në mjekësinë humane.


