Alarmohen shkencëtarët/ Zbulohet varianti i ri i koronavirusit, me 32 mutacione

Shkencëtarët kanë thënë se një variant i ri Covid që mbart një “numër jashtëzakonisht të lartë” mutacionesh mund të nxisë një valë të mëtejshme infektimesh.

Sipas The Guardian janë konfirmuar vetëm 10 raste në tre vende nga sekuenca gjenomike, por varianti ka ngjallur shqetësim serioz midis disa studiuesve, sepse një numër i mutacioneve mund të ndihmojnë virusin të shmangë imunitetin.

Varianti B.1.1.529  përmban 32 mutacione në proteinën që shumica e vaksinave përdorin për të nxitur sistemin imunitar kundër Covid. Mutacionet mund të ndikojnë në aftësinë e virusit për të infektuar qelizat dhe përhapur, por gjithashtu e bëjnë më të vështirë për qelizat imune të sulmojnë patogjenin.

Varianti u zbulua për herë të parë në Botsvana, ku tani janë renditur tre raste. Gjashtë të tjerë janë konfirmuar në Afrikën e Jugut dhe një në Hong Kong në një udhëtar që kthehej nga Afrika e Jugut.

Dr. Tom Peacock, një virolog në Imperial College London, postoi detaje të variantit të ri në një faqe interneti për ndarjen e gjenomit, duke vënë në dukje se “sasia tepër e lartë e mutacioneve të majave sugjeron se ky variant  mund të jetë një shqetësim i vërtetë”.

Në një seri postimesh, Peacock tha se ” shumë duhet të monitorohet për shkak të profilit  që ka”, por shtoi mund të rezultojë të jetë një “grup i çuditshëm” i mutacioneve që nuk është shumë i transmetueshëm. “Shpresoj që të jetë kështu”, shkroi ai.

Postime të ngjashme

Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara
Shtrëngata dhe stuhi, ja zonat më të rrezikuara nga moti i keq (HARTA)
Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave
Ky vend ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007
Tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, qarku me rënien më të lartë