Analizat që tregojnë sëmundjet/ Studimi italian për fëmijët në dispozicion të mjekëve shqiptarë

Hidhet një hap i rëndësishëm për mjekësinë pediatrike, pasi nis një bashkëpunim ndërmjet profesorëve të njohur të mjekësisë italiane në fushën e pediatrisë, duke i mundësuar mjekëve tanë të përditësohen më të rejat më të fundit.

Një studim i profesorëve italianë, ka zbuluar se nëpërmjet analizës së urinës mund të përftohen të dhëna domethënëse mbi sëmundshmërinë që mund të kalojë një fëmijë.

“Profesor Vasilios Fanos i cili është shef i neontalogjisë në universitetin e  Cagliarit, i cili na dha një studim me metabolitet, pra metaboliomën duke analizuar disa substanca që eliminohen në organizëm psh. me urinën ,ne mund të shikojmë nga se do të sëmuret fëmija ose mund të parashikojmë çfarë është dekursi i kësaj sëmundjeje, pra do të shpëtojë, do të kalojë formë të rëndë ose do të kalojë formë të lehtë. Është një mjekësi shkencore për të arritur parandalimin”– shprehet Xhorxhina Kuli, shefe e shërbimit infektiv, pediatri.

Krijohet tanimë shoqata italo- shqiptare e mjekëve pediatër e cila përveç shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet profesorëve të njohur nga spitali i fëmijëve “Bambin Gesu” në Romë apo Univeristeti i” Cagliarit “, do të sjellë përfitime mjekësore dhe shkencore mbi sëmundshmërinë e të vegjëlve në Shqipëri.

 

Burimi: top-channel.tv

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim