PET/CT është një nga teknikat më të efektshme të imazhit të disponueshme në ditët e sotme. Kjo teknikë është e efektshme në mënyrë të veçantë në diagnostikimin e tumoreve në onkologji, në përcaktimin e shkallës së përhapjes së një tumori, planifikimin e radioterapisë, vlerësimin e përgjigjes së trajtimit, sikurse mund të përcaktojë nëse këto tumore janë beninje apo malinje.
PET/CT është një rezultat i kombinimit të PET- Positron Emission Tomography (Tomografia me emërtim pozitronesh), e cila tregon funksionin metabolik të organeve dhe indeve në trupin e njeriut.
Dhe CT – Computerized Tomography (tomografia e kompjuterizuar) e cila prodhon informacion të detajuar, anatomik.
PET / CT pajisja është e dobishme jo vetëm në onkologji, por edhe në përcaktimin e epilepsisë, sëmundjeve neurologjike përfshirë alzajmerin, si dhe për të identifikuar inde të shëndetshme në zemër pas një krize.
AVANTAZHET E PET-CT
• Për diagnostikim të shpejtë dhe të besueshëm
PET / CT është një pajisje që përdoret për të identifikuar tumoret në fazat e hershme, veçanërisht për trajtimin e kancerit dhe për të përcaktuar nëse këto janë tumoret malinje ose beninje. Pajisja përdoret edhe në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve neurologjike dhe kardiologjike.
• PET / CT në diagnostikimin e parakohshëm
PET / CT ofron përparësi shumë të rëndësishme në diagnostikimin e parakohshëm. Ajo ofron mundësinë për të identifikuar shumë çrregullime në fazën fillestare.
Në periudhat para përdorimit PET/CT, përcaktimi se nëse nodules në trup janë kanceroze apo jo bëhej vetëm me biopsi, ndërsa tani përcaktimi bëhet në një shkallë të lartë të saktësisë nëpërmjet PET / CT për të ditur nëse këto lezione janë apo jo kanceroze.
Imazhet e PET/CT bëjnë të mundur parashikimin e tumoreve të vogla deri në 5 mm në diametër, si informacion që i përket imazheve të trupit të pacientit është përfituar, marrë nëpërmjet sistemeve të avancuara kompjuterike. PET/CT, duke përfituar nga rritja e glukozës në metabolizëm, një tipar i qelizave kaceroze, lehtëson krijimin e diagnostikimit të shpejtë dhe të besueshëm, pa marrë ndonjë kampion (mostër).
PET / CT gjithashtu ofron një avantazh të rëndësishëm për përcaktimin nëse sëmundja përhapet në indet ngjitur apo nyjet limfatike në shumë lloje të ndryshme të kancerit si për shembull: nëse ekziston apo jo nje metastazë.
I gjithë trupi është i dukshëm në të njëjtën kohë në sajë të imazheve të marra nga PET/CT, gjithashtu është e mundshme të vlerësohet nëse kanceri është shpërndarë në një organ tjetër.
Kështu, PET / CT është shumë e dobishme në përcaktimin, për shembull, nëse një tumor në mushkëri është përhapur në organe të tjera të brendshme, gjendra, veshka apo nyjet limfatike (nëse ka metastazë ose jo), me fjalë të tjera për përcaktimin e rritjes së çrregullimit cili është i njohur si baza.
Pet Ct është performuar në 6 Spitale të “Acibadem”
- Acıbadem Maslak
- Acıbadem Kozyatağı
- Acıbadem Kadıköy,
- International Hospital Acıbadem,
- Adana Acıbadem,
- Bursa Acıbadem Kocaeli.


