Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës, i bën thirrje ndjekësve: Ju lutem kontribuoni

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës për pasi ka nevojë për furnizime mjekësore për të ndihmuar pacientët që luftojnë Covid-19. Teksa ka dhuruar 10 mijë dollarë, Bebe Rexha ka bërë një postim në Instagram duke u kërkuar mijëra ndjekësve të saj që të ndihmojnë dhe të dhurojnë sado që të kenë mundësi.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe.

Mbledhja e fondeve për të ndihmuar spitalin në Dibër lidhet me furnizimin me aparaturat dhe bazat mjekësore të nevojshme për pacientët që luftojnë Covid-19. Rastet me COVID në vendin tonë janë rritur ndjeshëm javët e fundit dhe kjo ka bërë që Bebe Rexha të mbledh fonde për Spitalin e  Dibrës për të përballuar situatat nëse është e nevojshme.

Për t’iu bashkuar thirrjes se këngëtares në mbledhjen e fondeve, klikoni tek linku https://www.gofundme.com/f/covid-19-dibr-emergency-relief-fund?member=13646089&utm_campaign=contacts-v2-invite-to-donate&utm_medium=sms&utm_source=twilio

Postime të ngjashme

Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara
Shtrëngata dhe stuhi, ja zonat më të rrezikuara nga moti i keq (HARTA)
Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave
Ky vend ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007
Tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, qarku me rënien më të lartë