Kryefaqja Ligjet Beqja: Do të ndryshohet ligji i antiduhanit

Beqja: Do të ndryshohet ligji i antiduhanit

1
Shpërndaje

Eriola Çuko

Ministria e Shëndetësisë do të rishikojë ligjin antiduhan, zbatimi i të cilit lë shumë për të dëshiruar. Ligji ka hyrë në fuqi në vitin 2007, ndërkohë që ndër vite janë ndërmarrë hapa dhe masa për zbatimin e tij, por pa arritur zbatueshmërinë e plotë të tij. “Është e vërtetë që zbatimi i ligjit antiduhan është një nga dështimet që kanë ndodhur në këto vite. Jemi në fazën e rishikimit të ligjit për të bërë sanksionet më të forta dhe shumë të zbatueshme në mënyrë që të mund të ulim ndjeshëm në radhë të parë konsumin e duhanit, sepse është një nga shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundje, por edhe duhet të jemi të vendosur për zbatimin e ligjit”, tha sot ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

 

duhan 1

Duhanpirja është një nga shkaktarët kryesore të sëmundjeve tumorale. Si faktori më i zakonshëm i rrezikut, duhanpirja lidhet me 71% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive dhe llogaritet 22% për të paktën të të gjitha vdekjeve nga kanceri.  Bazuar në tendencat aktuale, duhanpirja vlerësohet të vrasë rreth 1 miliard njerëz në shek. XXI, sipas përllogaritjeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Në vendin tonë, janë rreth 3500-4000 raste të reja të kancerit çdo vit, sipas regjistrit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por shqetësues është fakti që kapet në faza të avancuara.
Sipas INSTAT, vdekjet nga tumoret zënë vëndin e dytë në strukturën e vdekshmërisë së përgjithshme dhe format më të shpeshta janë tumoret malinj të aparatit tretës, të frymëmarrjes dhe urogjenitale.

1 Koment

  1. Konsumimi i duhanit ne ambjentet publike perben nje problem te madh per shoqerine tone me pasoja te paimagjinueshme. Rishikimi i aplikueshmerise se lihjit antiduhan eshte emergjence! Mendoj se ISHP me rreth 250 punonjes e marrin rrogen kote pasi nuk bejne asgje per parandalimun e semundjeve ne pergjithesi. Ka ardhur koha te vendosen prioritete dhe te rishikohen te gjitha strukturat pasi me ndryshimin e prioriteteve duhet te ndryshojne edhe ato!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here