Bukuria është natyralja dhe e thjeshta

cosmeticsFemra dhe meshkujt të interesuar për tu dukur sa më bukur. Kërkojë gjithçka por jo çdo gjë është e duhura për ata. Dr. Shk. Luminita Apetri, eksperte e mjekësisë estetike pohon për “Shëndet Plus” se shpesh klientët nuk dinë çfarë të kërkojnë për shërbimet estetike, por edhe mjekët abuzojnë ën kurriz të tyre duke mos iu rekomanduar atë që duhet.

Cilat janë ndërhyrjet estetike më të kërkuara?

Ndërhyrjet estetike mjeksore do t’i ndaja në dy kategori – ndërhyrje kurative dhe ndërhyrje estetike. Në ndërhyrjet kurative ato më të kërkuarat janë trajtimet për eliminimin e akneve. Aknet janë problemi dermatologjik më i përhapur duke prekur pothuajse 100% të adoleshentëve, por persistenca e tyre edhe në moshën adulte shoqërohet me shqetësime të konsiderueshme nga ana e personave të prekur. Trajtimi tradicional i akneve përfshin shpesh administrim të antibiotikëve për një kohë të tejzgjatur, të preparateve hormonale, të produkteve të shumta kozmetike, etj. Paralelisht ekziston edhe një trajtim bashkëkohor, me produkte tepër të thjeshta, i cili kombinon ekstraksionin mikro-kirugjikal me suplementet e anti-oksidantëve dhe, më pas trajtime të avancuara për të eliminuar shenjat. Suksesi i kësaj metode ka bërë që klinika ime të kthehet në një qendër ku shumë të rinj dhe të reja kërkojnë kujdes për këtë problem shëndetësor. Natyrisht, janë të kërkuara edhe trajtimet estetike tashmë klasike si trajtimi me botoks, fillers, mezoterapia, peeling-u profesional, trajtime anti-celulit, etj.

A interesohen meshkujt për trajtime kozmetike dhe për cilat trajtime konkretisht?

Meshkujt interesohen për trajtime kozmetike gjithmonë e më tepër. Trajtimi i akneve që përmenda më lart kërkohet pothuajse njëlloj si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat. Po kështu meshkujt kërkojnë trajtime me botoks dhe lazer për depilim definitiv, kjo e fundit sidomos tani para sezonit të plazhit. Unë mendoj se tabuja e meshkujve për të mos kërkuar trajtime të tipit të mjeksisë estetike tashmë është tejkaluar.

A ka persona të fiksuar për ndërhyrje estetike, edhe pse nuk e kanë të nevojshme dhe si veproni ju në këto raste?

Në ndryshim nga shumë trajtime mjeksore, mjeksia estetike ka edhe një komponent subjektiv shumë të fortë. Pavarësisht se ç’mendon mjeku, persona të ndryshëm janë të pakënaqur me tipare të caktuara dhe kërkojnë ndihmën e mjekut për t’i korrigjuar ato. Unë gjithmonë jap mendimin personal kur mendoj se korrigjimi i tipareve të caktuara mund të ndikojë jo pozitivisht në pamjen e klientit duke ndarë me të mendimin tim profesional. Gjithsesi, kur klienti insiston, unë aplikon ndërhyrjen e kërkuar. Përjashtim bën rasti kur unë mendoj se ndërhyrja rrezikon shëndetin e klientit, rast në të cilin unë refuzoj kategorikisht trajtimin. P.sh. dihet dëshira që dominon sot në mjaft vajza të reja për të shtuar volumin e buzëve. Unë në klinikën time ofroj tre tipe ndërhyrjesh – rimodelin të konturit, shtim të volumit dhe një metodë tepër bashkëkohore të zbuluar së fundi – shtimi natyral i volumit të buzëve. Duke qenë se personalisht promovoj gjithmonë rritjen natyrale dhe rimodelimin e konturit, shpesh kam refuzuar klientë që kërkojnë rritje të ekzagjeruar të volumit të buzëve pasi kjo jo rrallë shoqërohet me komplikacione të rrezikshme.

Çfarë u ofroni konkretisht klientëve në lidhje me ndërhyrjet estetike?

Mjeksia estetike duhet të mbetet mjeksi. Unë mendoj se bukuria pa shëndet nuk ekziston dhe për këtë arsye promovoj gjithmonë trajtime që përmirësojnë bukurinë dhe estetikën duke përmirësuar së pari shëndetin. Kjo është arsyeja pse unë ofroj një gamë jashtëzakonisht të gjerë produktesh mezoterapie – koktejle vitaminash, aminoacidesh, koenzimash, anti-oksidantësh, acidi hialuronik – të cilat injektohen në lëkurë duke përmirësuar ushqyerjen e saj dhe duke nxitur mekanizmat e brendshëm rigjenerues të lëkurës. Këto ndërhyrje unë i preferoj në raport me ato që kanë efekt thjesht mekanik apo “retushues”. Gjithashtu, unë jam gjithmonë në kërkim të metodave natyrale të trajtimit dhe mirëmbajtjes së shëndetit të lëkurës. Shpesh klientët më tregojnë kremëra dhe produkte kozmetikë të shtrenjtë. Përgjigja ime për këta klientë është “Jo gjithmonë çmimi i një produkti kozmetik shkon paralel me dobinë e tij për lëkurën, madje jo rrallë ndodh pikërisht e kundërta”. Çdo person, çdo lëkurë është një rast unik dhe duhet trajtuar në mënyrë të personalizuar. Një kombinim serumesh dhe produktesh të thjeshta kozmetike, të personalizuara për t’ju përshtatur nevojave konkrete të lëkurës, është pothuajse përherë më dobiprurëse se produkte kozmetike që mund të kushtojnë qindra euro.

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer