Mjaft infeksione seksualisht të transmetueshme janë pa shenja dalluese, por nëse shfaqen shenjat, ato janë të ndryshme për infeksione seksualisht të transmetueshme të ndryshme. Ato mund të jenë nga shqetësime të lehta në formë bezdie dhe deri tek shenja që tregojnë një problem serioz.
Shenjat më të shpeshta që duhet t’u tërheqin vëmendjen se mund të keni një infeksion seksualisht të transmetueshëm janë:
- Skuqje, djegie apo kruajtje rreth organeve genitale
- Shtim të rrjedhjeve nga organet genitale, shpesh me erë të keqe e me ngjyrë
- Djegie dhe/ose dhimbje gjatë urinimit
- Urinim të shpeshtë dhe në sasi të pakët.
- Dhimbje në fund të barkut ose rreth organeve gjenitale
- Dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale
- Puçrra ose plagë rreth organeve seksuale
