Dr. Daniela Teferici, D.Sh.M., Kardiologe, Shërbimi i Kardiologjisë, Klinika II, QSUT

Një biografi e shkurtër

Dr. Daniela Teferici, D.Sh.M., është mjeke Kardiologe në Shërbimin e Kardiologjisë QSUT prej vitit 2004 dhe Pedagoge pranë Fakultetit të Infermierisë, Tiranë. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë UT me titullin “Mjeke e Përgjithshme” (Tetor Daniela Teferici kardiologe1992- Korrik 1998) dhe ka vijuar studimet pasuniversitare në Kardiologji, diplomuar me titullin “Mjeke Specialiste Kardiologe” (Janar 1999 – Shkurt 2003).

Ajo ka vijuar studimet e thelluara pasuniversitare SHPU në Kardiologji dhe ka mbrojtur mikrotezën me studimin “Ndikimi i Valsartanit mbi Hipertrofinë e Ventrikulit të majtë në të sëmurët me HTA parësor ”. Maj 2004 – Maj 2005.

Gjithashtu mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave Mjekësore” mbrojtur me studimin: “Vlera diagnostike dhe prognostike e provës ushtrimore në pacientët me Diabet Mellitus si dhe ndihmesa diagnostike e Eko 2D-strain” – Janar 2007. Ka kryer specializime të tjera në Kardiologji dhe Ekokardiografi në Spitalin Universitar të Vienës (AKH – Austri), në Spitalin Universitar Careggi (Firenze – Itali), në Spitalin Universitar “Krankenhaus der Barmherzigen Schwestern” (Linz – Austri).

Dr. Teferici është autore e disa studimeve, si dhe bashkautore në libra mjekësorë sot në përdorim si tekste mësimorë të mjekësisë.