Kryefaqja Femijet Diabeti, të rinjtë në rrezik të vazhdueshëm

Diabeti, të rinjtë në rrezik të vazhdueshëm

0
Shpërndaje

femije2

Brenda pesë viteve, diabeti ka goditur një të tretën e Evropës, kryesisht moshat e reja. Ekspertët kanë konfirmuar së fundmi se ka një rritje alarmante të numrit të të prekurve dhe parashikojnë se në vitin 2020, 30 milionë njerëz do të preken nga kjo sëmundje metabolike, nëse vazhdohet me këto ritme.
Kjo nuk është një epidemi e nuk duhet të merret si e tillë, por e vërteta është se sipas studiuesve diabeti është gjithëpërfshirës për Evropën. Në 46 vende, 50 përqind e popullsisë është mbi peshë dhe shtimi i rasteve të tilla sapo vjen e po rritet.

Doktor Roberto Bertollini, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në konferencën “Rëndësia e reduktimit të kalorive”, në Bruksel, bëri këtë deklaratë dhe tha se gjendja e Evropës nga të prekurit me sëmundjen e diabetit, është për tu shqetësuar. Fakti se po shohim fëmijë obezë çdo ditë e më shumë, ka për të sjellë pasoja të rënda në të ardhmen.
Të dhënat e paraqitura ishin se në vitin 2008, një e katërta e fëmijëve të grupmoshës 6 deri 9 vjeç ishin mbipeshë dhe në vitin 2010 arriti një e treta e po kësaj grupmoshe.
Sot, një tendencë në rritje është shqetësuese, sepse kjo do të thotë se rreziku i zhvillimit të diabetit, kancerit, hipertensionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare është gjithashtu në rritje për moshat e reja. Shkaqet u atribuohen kryesisht mënyrës së jetesës. Sipas OBSH, 63 % e të rinjve nuk bëjnë aktivitetin e nevojshëm fizik dhe 20 % e tyre nuk e bën atë fare. Pjesa tjetër mbetet në pakicë.
Paralajmërimet për të ardhmen nga OBSH janë se të rinjtë duhet të pajisen me instrumente të përshtatshme për parandalimin dhe trajtimin e obezitetit, pa e lejuar atë të dëmtojë shëndetin e tyre.

  •  

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here