Disa ushime që nuk duhet të konsumoni në mëngjes, se i bëjnë keq organizmit

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës.

Gjithçka që ju hani në mëngjes ka mundësinë ose t’ju bëjë më të shëndetshëm ose të nxisë sëmundjet dhe t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Mëngjesi nuk është një vakt që mund të anashkalohet

Nëse e shmangni vaktin e mëngjesit, do të shtoni në peshë, do të ndiheni më të plogësht dhe jo të kthjellët.

Cilat janë ushqimet që nuk duhet të konsumoni në mëngjes?

Ëmbëlsira

>Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë. Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë, edhe nëse keni ngrënë mëngjes. Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate.

Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet Me Salçice

Salçicet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut.

Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë.

Përveç kësaj, salçicet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e brumit

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Atëherë përse të mos i evitoni edhe ju nga tryeza e mëngjesit.

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet