Kujdes shëndetësor është tërësia e masave dhe veprimtarive të ndërrmarra nga institucionet e kujdesit shëndetësor, punonjësit shëndetësor dhe shtetasit me qëllim përmirësimin e mirëqënies fizike, mendore e sociale sicc përcaktohet në Kushtetutën e Organizatës Botërore të Shëndetësise. Shërbimet e kujdesit shëndetësor janë ndwrhyrjet mjekësore, për të rritur  mbrojtjen dhe trajtimin shëndetësor nëpërmjet parandalimit, diagnostikimit, masave kurative dhe rehabilituese të siguruara nga ana e ofruesve të regjistruar të kujdesit shëndetësor. E drejta për kujdes shëndetësor është nje e drejtë themelore e njeriut ku rolin themelor e luan shteti si garantues i sigurisë së pacientit bazuar nw mosdiskriminimin.

e drejta e pacienteveKuadri ligjor, mbi bazën e të cilit Avokati i Popullit ka ushtruar veprimtarine e tij ne këtë fushë të te drejtave të njeriut, me qellim mbrojtjen dhe garantimin e saj, ka të beje me; Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 55/1. Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti. 55/2. Kushdo ka të drejtë për sigurim shëndetësor sipas procedurës së caktuar me ligj.Ligjin Nr.3766, datë 17.12.1963 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërise”, Ligjin Nr.8092, datë 21.03.1996 “Për Shëndetin Mendor , Ligjin Nr.7870 datë 13.10.1994 “ Për Sigurimet Shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr.7895 datë 27.01.1995 neni 97, ‘Kodi Penal i republikës së Shqipërisë” .Karta e të Drejtave të Pacientit reflekton një dokument zyrtar ndërkombëtar të aprovuar edhe nga Ministria e Shëndetsisë e Shqipërisë. Miratimi i Kartës është bërë në 31 Janar 2011, nga Ministria e Shëndetsisë së Shqipërisë dhe përmban 16 pika. Me këtë Kartë pacientët zotërojnë një dokument me tëcilin ata do “të mbrohen, do të kompensohen në rast dëmtimi dhe do të kenë akses në shërbimet shëndetsore”.

Rëndësia e këtij procesi qëndron jo vetëm ne evidentimin e gjendjes sw respektimit dhe zbatimit të ligjit, i cili reflekton respektimin e të drejtave dhe lirive të individit në këto institucione, por dhe për vlerwsimin e funksionimit të strukturës institucionale, të përshtatur me profesionalizëm, sipas standarteve të kërkuara konform ligjit, si dhe vleresimit të kushteve infrastrukturore ekzistuese në ambientet e këtyre institucioneve.

Nga inspektimet e kryera si dhe nga rastet e trajtuara qe lidhen me të drejtën për kujdesin shendetesor, është arritur nw konkluzionin se në përgjithësi, shërbimet shëndetësore dhe sociale që u ofrohen individëve në këto qendra kanë nevojë për më shumë fonde investimi, plotësim organike, shpejtësi në realizimin e projekteve, përqëndrim dhe vëmendje më të madhe në trajtimin human të të sëmurëve. Inspektimet dhe vizitat e kryera ne këto institucione, kanë patur një rol të madh në evidentimin e problematikave që ekzistojnë në këto institucione, lidhur me kushtet dhe mënyrën e trajtimit të shtetasve në përputhje me dispozitat ligjore sipas fushës përkatëse.