Ferdinand Gjypi: Sporti është jetë dhe shëndet

“Mundja është një sport i cili kalit trupin e njeriut dhe çdo fëmijë që fillon të merret me këtë sport, forcon karakterin, duke u formuar jo vetëm fizikisht, por duke pasur edhe më tepër vetëbesim”

Ferdinant Gjypi është marrë me mundje që në moshën 13-vjeçare. Që në momentin që përballesh me të, qofsh vajzë apo djalë, ia ke zili shtatin. Gjëkundi dhjamë, asnjë kilogramë i tepërt dhe një qëndrim i rregullt. Përgjatë 16 viteve që është marrë me mundjen, sigurisht i është dashur ta përshtasë edhe jetesën me sportin. Kështu që nuk pi cigare, nuk është konsumator i shpeshtë i alkoolit. Sigurisht, arrin të ekuilibrojë sportin dhe jetën e tij sa më mirë. Në një intervistë për “Shëndet+”, Ferdi flet për sportin e mundjes, ndikimin e tij në shëndet dhe pse nuk e mendon jetën e vet pa aktivitet fizik.

Ferdinand GjypiFerdi,  cilat ishin arsyet që fillove mundjen?

Mundjen e kam filluar që kur isha 13 vjeç. Në atë kohë, si çdo djalosh, duke qenë edhe tepër çapkën e çamarrok, ëndërroja të isha “i forti i lagjes”. Kështu që zgjodha mundjen.

Arrite të bëhesh i forti i lagjes?

(Qesh) Gjatë kohës u rrita dhe sigurisht mendimet ndryshojnë. Tani forcën nuk e konsideroj thjesht si diçka fizike.

Ishte e vështirë ta përshtasje mënyrën tënde të jetesës rreth mundjes?

Jo, s’ka qenë aspak e vështirë, madje më ka ndihmuar shumë në jetën time fakti që merrem me sport.

E ka përmirësuar shëndetin tënd?

E dimë të gjithë tashmë që sporti ndikon shumë në të pasurit një shëndet më të mirë. Këtë gjë e shoh përditë te vetja. U bënë kaq vite në sport dhe të qenët i shëndetshëm ka qenë një nga përparësitë në jetën tim. Gjatë gjithë kësaj kohe nuk jam sëmurur qoftë edhe një herë. Nëse do ta përmblidhja me dy fjalë do të thoja se sporti është një jetë dhe shëndet i mirë.

E ndjen të nevojshme ta vazhdosh stërvitjen?

Normalisht! E thashë edhe pak më parë se sporti është jeta dhe një shëndet i mirë. Me këtë parim që kam gjithë kohës them se sportin s’do ta lë asnjëherë. Ose më saktë, s’do ta lë asnjëherë aktivitetin fizik.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin 14-30 prill 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Bebet para kohe/ Rritet numri i fëmijëve që lindin premature, mjekët: Ndikojnë alkooli dhe mosha e madhe e nënës
Studimi: Vetëm 2 cigare në ditë rrisin me 50% rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Me këto këshilla do të shpëtoni nga buzët e çara
Shtrëngata dhe stuhi, ja zonat më të rrezikuara nga moti i keq (HARTA)
Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave
Ky vend ndalon pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007
Tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, qarku me rënien më të lartë