Flokët me yndyrë, këshilla për kujdesin ndaj tyre

floke2Është e rëndësishme që të merrni disa masa tepër të thjesht si të mos kriheni shpesh apo të mos i mbani duart në flokë gjatë gjithë kohës

Përgatiti: Mirsada Ishmakej

Kur flokët kanë një pamje si të vajisura dhe të ndritshme, që duken sikur peshojnë shumë dhe bëhen pis menjëherë, natyra e tyre është flokë i yndyrshëm. Ky fenomen ndodh për shkak të një sekrecioni të shpeshtë dhe vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por edhe si rrjedhim i stresit te njeriu, mënyra e të ushqyerit dhe smogu ambiental.

Ata që kanë këto lloj flokësh përpiqen t’i lajnë shpesh, madje edhe çdo ditë. Nëse keni një tip të tillë floku duhet të kini kujdes nga larja e tepërt, sepse sjell një përkeqësim të situatës. Produktet që duhet të përdoren te floku i yndyrshëm janë të posaçme për flokë me yndyrë. Nëse ka një problem shëndetësor, duhet t’i drejtoheni dermatologut, në mënyrë që ky i fundit të vendosë një trajtim të personalizuar. Përdorimi i një çaji me nenexhik përpara se të shpëlani flokët, i ndihmon ata. Gjithashtu edhe esenca e qiparisit ndihmon shumë, sepse riekuilibron lëkurën e flokut.

Larja e flokëve

  • Shumë njerëz kanë probleme me flokët e yndyrshëm në atë masë saqë u duken të yndyrshme vetëm disa orë pasi t’i lajnë. Larja e përditshme e flokëve, përveçse është jopraktike, është edhe problematike, pasi edhe shampoja shkakton irritim të tyre, njëkohësisht sjell shtimin e prodhimit të yndyrës nga gjendrat yndyrore.
  • Blini shampon që është e posaçme për flokë të yndyrshëm ose flokë me vëllim. Lajini flokët me ujë të vakët, sepse uji i nxehtë shton prirjen për flokë të yndyrshëm.
  • Nëse është e mundur, mos përdorni zbutës (krem apo balsam) të flokëve, ndërsa nëse e keni të domosdoshme, atëherë vendoseni në majë të flokëve.
  • Krahas larjes, flokët prekini dhe krihini sa më rrallë. Mund të provoni me një sasi të vogël të pudrës për fëmijë për të tërhequr sasinë e tepërt të yndyrës ose me anë të shampos në formë spërkatësi.

floke1Këshilla për flokët me yndyrë

  • Përdorni një shampo posaçërisht për flokët me yndyrë.
  • Shpëlajini mirë flokët me ujë të vakët ose të ftohtë, sepse shampoja mund të shkaktojë shumë yndyrë.
  • Nëse flokët tuaj janë shumë të yndyrshëm, shmangni përdorimin e kremit apo edhe përdorimin e tharëses e kondicionerit. Nëse duhet patjetër përdorimi i kremit, përdoreni vetëm në maja.
  • Flokët e yndyrshëm janë vetë të ndritshëm. Mos u hidhni flokëve xhel apo locione shkëlqyese.
  • Shmangni krehjen e shpeshtë. Krehja e shpeshtë mund ta shtojë yndyrën.
  • Nëse nuk arrini që t’i lani shpesh, përhapni pak pudër në rrënjët e flokëve dhe më pas fshijeni me një peshqir të thatë. Pudra do ta thithë menjëherë yndyrën.
  • Një model i përshtatshëm për këta lloj flokësh është kapja e tyre lart ose bisht në mënyrë që të fshihni shenjat e yndyrës.
  • Shmangni prekjen e shpeshtë të flokëve.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer