A është e rrezikshme kripa për shëndetin nëse konsumohet pa kriter, sa kripë duhet të konsumojmë
Jeta Lakrori
Specialiste në ISHP
Gjella me kripë e kripa me karar. Ky është apeli që bën Shefja e Sektorit të Stilit të Jetesës në Departamentin e Promocionit në Institutin e Shëndetit Publik, Jeta Lakrori. E cila thekson se kripa ushqimore është lëndë e rëndësishme për ushqyerjen dhe nuk është gjë tjetër veçse klorur natriumi apo NaCl dhe përmban përkatësisht 40% natrium dhe 60% klorur.
“Your body needs some sodium to function properly because it:Trupi ynë për të funksionuar ashtu siç duhet, ka nevojë për kripë apo natrium për shkak se natriumi është element i rëndësishëm për organizmin tonë. Natriumi Helps maintain the right balance of fluids in your bodyndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trupin tonë,ndihmon në rregullimin e presionit arterial, Helps transmit nerve impulsesndihmon në transmetimin e impulseve nervore dhe ndikon në kontraktimin dhe relaksimin e muskujve”, shpjegon Jeta Lakrori duke shtuar se natriumi është elementi esencial që rregullon sasinë e lëngjeve në trupin tonë,ai e mban trupin të hidratuar duke shtyrë ujin brenda në qelizë. Por nga ana tjetër ajo thekson se natriumi duhet ruajtur dhe veshkat janë balanca natyrale që ruan sasinë e natriumit në trupin tonë për një shëndet sa më të mirë. Ato ndihmojnë në rregullimin e sasisë së natriumit në organizëm, nëse niveli i natriumit është ulët, hormoni i aldosteronit stimulon veshkat për rithithje të natriumit nga urina dhe e konservon atë,nëse niveli i natriumit është i lartë hormoni i aldosteronit nuk aktivizohet dhe veshkat e eliminojnë natriumin nëpërmjet urinimit.
Sasia e kripës
Por natyrshëm lind pyetja për sa kripë ka nevojë organizmi ynë. “Përdorimi i kripës ndryshëm nga një vend në tjetrin. Europa ku bëjmë pjesë ne përdorimi i kripës është në nivele të larta 10 deri 12 gram në ditë. Nga studimet në botë meshkujt janë konsumatorë më të mëdhenj se femrat dhe vendet ku konsumohet më shumë kripë janë Kina,Japonia Mbretëria e Bashkuat dhe SHBA”, pohon Jeta Lakrori. Por OBSH dhe FAO prej vitesh, për të parandaluar sëmundjet kronike ,kanë rekomanduar që kripa e marrë duhet të reduktohet deri në më pak se 5 gr/ditë(2gr natrium/d). Ndërkohë specialistja shpjegon edhe se çfarë ndodh nëse ka marrje të pakët apo të shtuar të kripës. “Në kushte normale organizmi ynë eliminon çdo ditë 0,1gr deri në 0,6 gr natrium(sodium). Kjo sasi rifitohet me dietën nëpërmjet ngrënies. Nuk është e nevojshme t`ju shtohet kripë ushqimeve mbasi sasia e natriumit që ndodhet në ushqimet natyrale të pa gatuara, është e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e organizmit”, pohon Jeta Lakrori duke shtuar se mungesa e marrjes së kripës është e rrallë. Por nëse takohet shenjat që mund të kenë individët janë: plogështia, dhimbjet dhe ngërçet në muskuj;të përzjera,të vjella.
Kripa e jonizuar
Ndërsa sa i takon kripës që duhet përdorur specialistja shpjegon se në treg ka dis alloje kriprash. “Por kripa që duhet përdorur në konsumin e përditshëm është kripa e jodizuar e cila është kripë e zakonshme por i është shtuar jod. Jodi është i domosdoshëm për zhvillimin dhe funksionimin normal sidomos të gjëndrës tiriode, e cila me prodhimin e hormonit të rritjes bën të mundur rritjen, zhvillimin dhe funksionimin normal të organeve te tjera. Kripa e jodizuar ka të njëjtën shije dhe karakteristika si kripa e zakonshme”, shpjegon Jeta Lakrori duke theksuar se kripa e jodizuar është një ushqim që duhet përdorur në mënyrë korrekte,nga e gjithë popullsia ,në të gjtha moshat dhe në sasi të moderuar sipas rekomandimit për kripën e zakonshme, jo më shumë se 5 gram /ditë.
Nevojat ditore për kripë sipas moshës : Cdo gram kripë përmban rreth 0,4 gr natrium.
| Mosha Sasia e kripës në gram Sasia e natriumit |
| 0-6m < 1gr/ditë 0,4gr Na
7-12m; 1gr/ditë 0,4gr Na 1-3 vjeç 2gr/ditë 0,8 grNa 4-8 vjeç 3gr/ditë 1,2 grNa 9-50 vjeç 4gr/ditë 1,5 gr Na 50-70 vjeç 3gr/ditë 1,2 gr Na
|
Burimet kryesore të natriumit në ushqime
Burimi kryesor i natriumit i këtij elementi esencial është kripa e gjellës. But if for some reason your kidneys can’t eliminate enough sodium, the sodium starts to accumulate in your blood.
Burimet kryesore të natriumit në ushqime janë të natyrave të ndryshme :
- 65-70% e natriumit gjendet si përbërës i ushqimeve të përpunuara dhe të përgatitura ,të transformuara si në mënyrë artizanale apo industriale si edhe ushqimet e ngrëna jashtë shtëpisë. Këto ushqime kanë zakonisht sasi të lartë kripe si edhe kanë aditivë që përmbajnë natrium.Processed foods include bread, prepared dinners like pasta, meat and egg dishes, pizza, cold cuts and bacon, cheese, soups, and fast foods. Ushqimeve të përpunuara janë bukë, darka e përgatitur si, makarona mish dhe vezë enët, pizza, shkurtimet e ftohtë dhe proshutë, djathë, supave dhe ushqimeve të shpejta.
- 15% ,e Natriumit gjendet si përbërës i ushqimeve në gjendjen e tyre natyrale,të papërpunuara,si:ujit,frutave,zarzavateve,mishit,vezës,qumështit dhe produkteve të tij,peshkut,etj,
- 15-20%,e Natriumit gjendet si përbërës i kripës së gjellës që i shtojmë në gatimet shtëpiake ose në tavolinë
– Midis produkteve të transformuara burimi kryesor i kripës në ushqyerjen tonë të zakonshme është buka dhe prodhimet e furrës të cilat sjellin 40% të kripës në organizmin tonë. Në të vërtetë produktet e drithërave janë burim i rëndësishme i kripës sepse ato konsumohet në mënyrë të përditshme, si: biskotat e ndryshme, byrekët, ëmbëlsirat e ndryshme, krakersat, cerealet e mëngjesit, kekrat e ndryshme,etj dhe zakonisht këto ushqime përmbajnë më shumë kripë nga sa ne mendojmë. Psh 50 gr bukë apo një fetë përmban 0,4 gr kripë,cerealet e mëngjesit 30 gr apo 4 lugë gjelle përmbajnë 0,8 gr kripë, 20 gr biskota ose 2-4 biskota të ëmbla përmbajnë 0,1 gr kripë, 1 copë kek 35 gr përmban 0,3 gr kripë,etj.
– Ndërsa mishi dhe produktet e tij sjellin 21 % të kripës në organizmin tonë,por konsumohen më pak se buka dhe produktet e saj ,si:mishrat, sallamrat, djathin, konservat e peshkut,etj. Proshuta krudo 50 gr(3-4 feta mesatare)përmban 3,2gram kripë etj
– Qumështi dhe produktet e tij,si djathrat,gjiza,kanë sasi të ndryshme kripe.
– Disa lloj salcash apo erëzash që përdoren në zëvendësim apo shtim të kripës janë të pasura me natrium. Psh pluhurat apo tabletat e zarzavateve 1 tabletë 12gram (dado)përmban 4,8gram kripë ,14 gr(1 l gjelle) ketchup përmban 0,4gram kripë, salsa e sojës, etj,prandaj duhet përdorur me kujdes apo në mënyrë të moderuar. Shmangni sat ë mundi ushqimet shumë të kripura.
Box3
Disa këshilla për tu mbajtur parasysh:
- Kufizoni gradualisht përdorimin e kripës si në gatim edhe në tavolinë,
- Përdorni kripën e jodizuar dhe jo kripën e zakonshme,1 lugë e vogël ka 6 gram kripë .
- Mos shtoni kripë në ushqimet e fëmijëve sidomos deri në një vjeç,
- Kufizoni përdorimin e elementeve që përmbajnë natrium,si salcat, kubetat e lëngjeve,etj,
- Jepini shije ushqimeve me erëza aromatike, si: hudhër, qepë, majdanoz, baziliko, rozmarinë, rigom,sherebelë,nenexhik, presh, si dhe specie të tilla si:piper,spec djegës, arëmyshku,etj
- Shtoni shijen e ushqimeve duke shtuar uthull apo lëng limoni
- Lexoni etiketat e ushqimeve të paketuara për sasinë e natriumit (Sasia është e lartë nëse për 100 gr produkt ka 1,5gr kripë ose 0.6gr natrium/sodium) dhe (Sasia është e ulët nëse për 100 gr produkt ka 0,3gr kripë ose 0.1gr natrium/sodium)
- Kripa e jodizuar duhet të mbahet në enë të mbyllur mirë dhe në vende pa lagështirë, sepse jodi humbet nga dielli dhe lagështira.
- Kripa e jodizuar duhet ti hidhet gjellës në fund të gatimit mbasi jodi avullon.
