Gjumi gjatë ditës është i rëndësishëm për fëmijët

Ilma Lamçe

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Delaware, këshillohen të gjithë prindërit t’i lejojnë fëmijët të flenë gjatë ditës, pasi konsiderohet një veprim shumë i rëndësishëm në këtë fazë para adoleshencës.  Është normale që pas dreke të duam të flemë gjumë, por kjo është më e theksuar te fëmijët.

Studiuesit shpjegojnë se nëse fëmijët flenë pasdite rreth orës 16:00, për 30-60 minuta, atëherë ata do të jenë më të vëmendshëm dhe kujtesa e tyre do të përmirësohet shumë. Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët që flenë ditën janë të prirur të kenë gjumë më të rehatshëm gjatë natës.

Studime të tjera kanë provuar se mungesa e gjumit shkakton efekte negative tek të gjithë, por kryesisht tek fëmijët si depresion, ankth, vetëbesim të ulët dhe luhatje humori.

Problemet e gjumit në fëmijëri, në raste ekstreme, janë të lidhura dhe me mendime për vetëvrasje në adoleshencë, prandaj është e rëndësishme t’i inkurajoni fëmijët të flenë./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës