Gruaja e kryeministrit kanadez konfirmohet pozitive me koronavirus

Bashkëshortja e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, Sophie Grégoire Trudeau, ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

Lajmin e bëri të ditur vetë zyra e kryeministrit me anë të një deklarate.

“Ajo do të mbetet për izolim tani për tani. Ndihet mirë  dhe po merr të gjitha masat e rekomanduara dhe simptomat e saj mbeten të buta,” shkruhet në deklaratë.

Cifti është izoluar që nga dita e djeshme kur gruaja e kryeministrit shfaqi simptoma të COVID-19.

Ndërkohë Trudeau është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma, sipas zyrës së tij, por ai do të qëndrojë në izolim për 14 ditë.

Deri tani nuk ka plane që kryeministri kanadez të testohet për koronavirus.

“Kryeministri do të vazhdojë të marrë përsipër plotësisht detyrat e tij dhe do t’u drejtohet Kanadezëve që nesër” tha zyra e tij.

Aktualisht ka rreth 103 raste të konfirmuara të koronavirusit në Kanada.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome