Jam me hepatit B, nuk më rimbursohen ilaçet. Sqaron FSDKSH

“Ju lutem duke qenë se data 28 paska një ditë botërore për hepatit, më jepni dot një përgjigje përse një të sëmuri me hepatit B nuk I rimbursohen dot ilaçet. Ju lutem kam nevojë për një shpjegim. Është jeta e një njeriut tim të shtrenjtë dhe gjendja ekonomike është e rënduar tashmë. Si mund të bëhet? Ku të shkojmë të ankohemi për këtë? Ju faleminderit nëse e merrni në konsideratë shqetësimin tim.”

Mungesa e informacionit është një nga çështjet më të diskutuara në sistemin shëndetësor. Pacientët shpesh janë të painformuar për aksesin në shërbimin shëndetësor. Kjo situatë ka ndodhur edhe me qytetaren F.I e cila ka shkruar për të kërkuar informacion lidhur me rimbursimin e medikamenteve. Gazeta Shëndet plus, e ka marrë çështjen dhe e ka adresuar tek institucionet përgjegjëse: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë nga ana e saj ka bërë përcjelljen e kërkesës te Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor:

E drejta e informimit garantohet në Nenin 23, të Kushtetutës dhe në Nenin 10, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Këto akte mbrojnë të drejtën e çdo personi për të marrë informacion që ndodhet nën kontrollin e shtetit. Madje, informacioni duhet të sigurohet, pa nevojën për të vërtetuar interest ë drejtpërdrejtë apo përfshirjen personale në mënyrë që të marrë informacion, me përjashtim të rasteve kur aplikohet mjë kufizim legjitim.

Ndërkohë, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, përmes një shkrese me numër protokolli 3872/1 është përgjigjur se në LBR ka disa barna për mjekimin e të sëmurëve me Hepatit B, duke i specifikuar. Ndërkohë, për barnat e cituara (pjesë e LBR) sipas Fondit nuk ka mungesa në tregun e hapur dhe në tregun spitalor.

Në vijim, thotë shpresa pacientët duhet të drejtohen pranë mjekut të familjes, i cili do t’i referojë pranë mjekut specialist përkatës, ku do të sqarohen mbi përfitimet nga skema e sigurimeve shëndetësore./ D.C

Postime të ngjashme

Raporti i KLSH për Onkologjikun, si falsifikohej data e skadencës së ilaçit për të sëmurët me tumor
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Tetori rozë, Rama: Bëni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
“Po manipulohen videot e mia”- Kreu i Urgjencës: Persona abuzues përdorin imazhin tim për të shitur produkte mjekësore të dyshimta
Trump shpall tarifën 100% për produktet farmaceutike të markave të njohura
Eugena Tomini emërohet zv.ministre e Shëndetësisë
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku