Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa në vend të tij është emëruar Suela Popa.

Dorëheqja është formalizuar ditën e sotme, ndërsa në orën 09:00 është firmosur me Këshillin Administrativ procedura për largimin e tij nga detyra.

Topi e mbajti drejtimin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rreth katër muaj.

Ndërkohë, drejtuesi i ri i institucionit pritet të prezantohet sot në orën 11:00 nga ministrja e Shëndetësisë.

Suela Popa është një financiere me arsim në Financë-Bankë dhe Drejtësi nga Universiteti i Tiranës, e cila ka shërbyer si Drejtore e Përgjithshme e AZHBR-së dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga sot (29 shtator) ajo ka marrë drejtimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun