elgit-doda-2

Kantautori Elgit Doda iu nënshtrua operacionit të dielën, ndërsa njofton të gjithë se gjithçka ka kaluar me sukses. Në faqen e tij në instagram, teksa ka nxjerrë një foto të vetën në spital, kantautori falënderon edhe stafin që u përkujdes për të.

“Operacioni im shkoi me sukses. Faleminderit dr. Ulfit dhe Dr. Janit dhe gjithë stafit të Spitalit Continental për përkujdesjen e jashtëzakonshme dhe shërbimin cilësor. Respekte për të gjithë ju”, shkruan Doda.

elgit-doda