Këshilla për ata që udhëtojnë me makinë

  • Nëse duhet të udhëtoni, evitoni udhëtimet në orët e nxehta të ditës.
  • Mbani gjithnjë me vete ujë.
  • Mos harroni kutinë e ndihmës së parë.
  • udhetoj me makineGjatë ndalesave evitoni ngrënien e shpejtë, të rëndë, pijet alkoolike, lëngjet me shumë sheqer apo kafeinë.
  • Mundohuni të mos parkoni në diell.
  • Në rast të parkimit në diell, para se të niseni hapini dritaret për të ulur temperaturën e brendshme .
  • Nëse duhet të ndaloni, mos i lini njerëzit ose kafshët, madje edhe për një kohë të shkurtër në makinë parkuar në diell.
  • Nëse makina ka sistem të ajrit të kondicionuar, rregulloni temperaturën në mënyrë që diferenca të jetë jo më shumë se 5°C me ambientin jashtë.
  • Përpara nisjes çdo pasagjer në automjet përfshirë edhe personat në sediljet e pasme të lidhet me rripin e sigurisë.
  • Zgjidhni karrigen e përshtatshme për fëmijët e vegjël dhe lidhini mirë.
  • Kurrë mos i lini fëmijët vetëm në makinë
  • Kujdes shpejtësinë dhe respektoni kufizimet e saj, si edhe largësitë e sigurisë me automjetet e tjera.
  • Duhet të dini se 1/3 e vdekjeve nga aksidentet shkaktohen si pasojë e lodhjes./ISHP

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë gjelle vaj ulliri në ditë
8 ushqime që ndihmojnë në uljen e rrezikut të goditjes në tru, sipas dietologëve
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës